Mandati i fundit si kryeministër po i qëndron Ramës, si shpata e Demokleut mbi kokë . Presionin e brendshëm s´po e llogaritë fare, po si do ta përballoi atë ndërkombëtar.
Balluku kësaj here, duket se e ka mbështetur për muri. Po fiton kohë duke e akuzuar SPAK, prokurorët, gjyqtarët, opozitën, shqiptarët, Vatikanin, Mekën, zotin dhe tërë sistemin e drejtësisë. Çështja është: Si të del nga gropa, të cilën vetë e ka mihë.
Po e dorëzoi Ballukun, shqiptarët do t´ia këndojnë refrenin: Shkoi capi te kasapi. Që të mos shkoi me këmbët e tij te kasapi, ku të futet?
Presioni po ia ha kokën, më shumë se vetë Ballukut. Me të gjitha mjetet po lufton që ta mbroj, por po i vjen fundi asaj e atij. Për fund, para se të dorëzohet, ka vendosur ta përpiloi testamentin.
Partinë po ua lë Patronazhistëve, pasi rreth tij si ka mbetur kush, përpos servilëve. Policinë po ua dorëzon padronëve të karteleve, kurse drejtësinë Akademisë së Shkencave në krye me Skender Gjnushin, i emëruar në këtë post personalisht nga vetë Rama.
Ushtrinë nuk ka guxim tia dorëzoi askujt, pasi përgjegjëse për te do të jetë NATO. Detin ia ka dorëzuar Greqisë, kurse Veriun e Kosovës, si tokë të askujt, ia ka premtuar Vuqiçit.
Testamentin deri në këtë pikë e thuri pa vështirësi, po kur erdhi fjala për pasurinë e patundshme dhe financiare, mori frymë thellë. Për këtë pikë delikate i duhet të mendohet mirë, vendimet që do ti sjell.
Opozita mund t´ia bllokoi të tërë pasurinë, si të vjedhur nga korrupsioni. Ta transferoi jashtë, do të ishte një zgjidhje, po edhe këtu duhet të jetë i kujdesshëm, në emër të kujt do ta bartë këtë pasuri.
Për këtë punë kaq delikate mendoi të konsultohej me miqtë. Së pari e kontaktoi Vuçiqin. Ai i këshilloi që tërë pasurinë ta transferoi në bankat e Serbisë. Në çfarë do rasti këtë pasuri Serbia do ta përdori për interesat e Shqipërisë, i premtoi ai. Vuçiqi për veten e tij e njoftoi se ai valixhet i ka të gatshme, në rast rreziku, është gati të niset drejt Moskës.
Më pas e kontaktoi Eerdoganin. Edhe ky i premtoi se nëse nuk do ta gëzoi këtë pasuri vetë Rama, personalisht do të kujdeset që ky fond të transferohet për të mirën e myslimanizmit, apo ndërtimin e xhamive në tërë territorin e Shqipërisë.
Nga shqiptarët nuk ia kishte besën askujt, po për çdo rast e kontaktoi Berishën. Atij nuk ia tregoi drejtpërdrejt hallin, po me rrotulla e pyeti se si do të vepronte ai po të ishte në pozitën e tij.
Berisha i tha se do ta ndanin mes vete. Kjo do të ishte mënyra më e sigurte, u mundua ta bindte Berisha. Ideja si këshillë, nuk është e keqe. Do të të lajmërohem, e siguroi Rama.
Për fund mendoi ta kontaktonte edhe Putinin. Në rast se e mësyn Moskën, je i mirëseardhur, i tha Putini. Do të vendosi në një lagje të afërt me Asadin. Që të jetosh në luks sikurse ai, duhet t´mi dorëzosh çelësat e trezorit.
Mendoi se çmendoi dhe propozimi i Berishës iu duk më i qëlluari. Gjysmën unë e gjysmën ai. Jam i sigurte se kështu do vepronte edhe ai, e ngushëlloi veten.