1. Hajmalia
Sot, në fermë u gjet një hajmali nën prag.
Askush nuk e dinte kush e kishte lënë.
Por të gjithë e dinin se hajmalitë zakonisht shfaqen kur dikush përgatit një puç.
Kafshët filluan të flasin.
Dikush tha se një ditë Krijesa pa emër kishte shkuar në malin e Dhelprës për t’i thënë se nuk do ta kandidonte për presidente.
Dhelpra ishte nervozuar.
Kishte nxjerrë me rrënjë dy lisa
të malit dhe pastaj kishte bërtitur:
- Jashtë! Liroma malin!
Gomari filozof u ankua.
- Skenari i puçit është shkruar me shumë gabime - tha gomari.
Pastaj shtoi:
- Sepse në fermë ekziston një rregull i pashkruar:
kur puçi shkruhet keq, zakonisht është shkruar nga shumë autorë.
...
2. Dashuria e Lugatit
Pastaj gomari foli për lugatin.
- Lugati nuk e do askënd, - tha ai.
Një pelë që po dëgjonte aty pranë ndërhyri.
- Lugatit nuk bën t’i frikësohemi, - tha ajo.
- Ai e do vetëm veten.
Pastaj shtoi:
- Sa më shumë që thotë se e do dikë, aq më shumë s’e do.
Pela tundte kokën me qetësi.
- Lugati vetëm i tremb njerëzit.
- Asgjë tek ai nuk është e vërtetë… përveç e keqja.
Kafshët heshtën.
Sepse në fermë të gjithë e dinin se lugatët jetojnë nga frika.
...
3. Fluturimi i Brekëve të Palloshit
Pastaj dikush përmendi Palloshin.
Gomari e ngriti kokën dhe tha:
- Palloshi është qytetar nderi i Serbisë.
Kafshët e fermës u panë mes vete.
Gomari vazhdoi:
- Dhe, për të qenë i sinqertë… unë ia kam parë edhe brekët.
Një pulë u habit.
- Si është e mundur?
Gomari ngriti supet.
Kafshët heshtën.
Sepse në fermë ekziston një rregull i vjetër:
kur një pallosh hap pendët për shumë kohë, një ditë fillojnë të fluturojnë edhe brekët.
...
4. Derrat
Ndërkohë derrët u mbyllën në një dhomë dhe shkruan një dekret.
Në dekret thuhej:
- Nëse është e vërtetë se Dhelpra ka nxjerrë me rrënjë dy lisa të malit, atëherë jemi në rrezik.
Pastaj njëri prej derrave shtoi:
- Bombën atomike duhet ta fshehim prej saj.
Një derr tjetër ngriti kokën dhe tha:
- Por ne nuk kemi bombë atomike.
Derri i parë mendoi pak dhe tha:
- Edhe më rrezik.
Një derr i tretë propozoi:
- Atëherë duhet të shkruajmë një dekret tjetër.
- Çfarë dekreti? - pyeti një pulë.
Derri u përgjigj:
- Që bomba ekziston.
Kafshët heshtën.
Sepse në fermë ekziston një rregull shumë i vjetër:
kur nuk ekziston rreziku, derrët e shpikin.
...
5. Konsulta me Hutin e Vjetër
Një derr propozoi:
- Duhet të konsultohemi me një psikolog për nervozizmin e Dhelprës.
Por Huti i vjetër i fermës tha se kjo nuk ishte e nevojshme.
Ai kishte parë në fall.
- Në filxhan nuk po del psikolog, - tha Huti.
Pastaj u përkul pak mbi filxhan dhe shtoi:
- Në filxhan po del shkronja V.
Kafshët e fermës u panë mes vete.
Një pulë pyeti:
- V për çfarë?
Huti buzëqeshi.
- Në fermë çdo shkronjë ka disa kuptime.
- Mund të jetë V për Victory.
Kafshët heshtën për një moment.
Sepse në fermë ekziston një rregull i vjetër:
kur në filxhan del Victory, zakonisht dikush tjetër e ka pirë kafenë.
...
6. Dallëndyshet e Dyshimta
Dikush pyeti pse në gjithë këtë histori nuk përmenden dallëndyshet.
Gomari tha se kjo nuk është rastësi.
- Dallëndyshet janë bërë të dyshimta, - tha ai.
Pastaj shtoi:
- Kanë ardhur para pranverës.
Kafshët heshtën.
Sepse në fermë ekziston një rregull i vjetër:
kur dallëndyshet vijnë shumë herët, zakonisht nuk sjellin pranverë - sjellin versionin zyrtar të pranverës.
...
7. Sekreti
Në fermë ekziston një rregull i vjetër:
kur nën prag gjendet hajmali,
dikush po përpiqet të fshehë një sekret të madh.
Por gomari filozof tha se në këtë rast sekreti është shumë më i thjeshtë.
Në fermë zakonisht nuk fshihet e vërteta.
Fshihet vetëm autori i saj.
...
8. Derrja që flet veç më 8 mars
Në fund foli edhe Derrja.
Ajo zakonisht nuk flet gjatë vitit.
Flet vetëm më 8 mars.
- Mua më pëlqen talenti i Dhelprës për t’i mashtruar burrat, - tha ajo.
Kafshët u habitën.
Derrja buzëqeshi.
- Shumë mirë ua bën.
Pastaj shtoi:
- Sepse burrat vetë e lypin.
Një pulë pyeti:
- Si e lypin?
Derrja ngriti supet.
- Ankohen për mashtrimin…
- dhe të nesërmen shkojnë përsëri te e njëjta Dhelpër.
Kafshët heshtën.
Sepse në fermë ekziston një rregull shumë i vjetër:
kur një mashtrim përsëritet shumë herë,
dikush gjithmonë po e kërkon.
...
9. EPILOGU
Në mbrëmje kafshët e fermës u shpërndanë.
Hajmalia mbeti nën prag.
Askush nuk e preku.
Sepse në fermë ekziston edhe një rregull i vjetër:
kur nën prag gjendet një hajmali,
dikush tashmë e di çfarë do të ndodhë.
Por askush nuk e thotë me zë.
Siç tha një kafshë e urtë:
MAKTUB.
Kafshët nuk e dinin çfarë do të thoshte kjo.
Por të gjitha tundën kokën seriozisht.
...
P.S.
Shërbehuni me P.S.-në e djeshme.
...
AUTOKRITIKË:
Give Me A Reason…
To Love You…