Zonja presidente, koha për përgjegjësi është tani: Stop lojërave me “Vuçiqin” e Tiranës

Opinione

Zonja presidente, koha për përgjegjësi është tani: Stop lojërave me “Vuçiqin” e Tiranës

Nga: Hafiz Shala Më: 9 mars 2026 Në ora: 09:57
Autori Hafiz Shala, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe autor i 5 librave kushtuar Kosovës

Zonja Presidente në largim, e vetmja zgjedhje për ty është dorëheqja dhe kërkimfalja popullit, si dhe zhbllokimi i menjëhershëm i Parlamentit, sepse po i shkakton dëme të mëdha vendit.

Krejt kjo ka të bëjë me Albinin për kryeministër. Së pari, nuk e do Serbia dhe Vuçiqi i Tiranës (e dini për kë është fjala); nuk e do opozita dhe nuk e duan hajdutët e kriminelët, sepse ai u ka treguar se do ta zbatojë ligjin për konfiskimin e pasurisë. Aty janë shumë të përfshirë; është një numër i madh i gjithë klanit të ish-udhëheqjes dhe i pronto-mafisë që po e kërkojnë rikthimin e ish-udhëheqjes — disa në burg e disa jashtë burgut, por mendjen gjithmonë e kanë aty. Të njëjtit janë ata që kanë falur territore dhe janë pajtuar t’i japin Serbisë diçka, bile edhe 17 fshatrat dhuratë të Rankoviqit.

Ku e kanë lënë ata, e ka marrë përsipër Vuçiqi i Tiranës, i cili më shumë i ka bërë dhe i bën keq Dardanisë sesa vetë Vuçiqi i Beogradit, pasi ai është nën mbikëqyrje.

Mllefi im ndaj Vjosa Osmanit është pse bashkë me Vuçiqin e Tiranës, pasi ajo ka mjaft njohuri se në historinë tonë kombëtare një mercenar i tillë i Serbisë historia jonë nuk e njeh.

Dhe të biesh pre e këtij monstrumi antikombëtar, të njohur nga i gjithë opinioni shqiptar, nuk është gabim, por thjesht qëllim. I bie që të dy tani po dalin të njëjtë, sepse këtij të Tiranës i duhet partner në tentativë për të shpëtuar nga fatalitetet antikombëtare në të cilat ka sharruar; ndërsa Vjosa, si mund të arsyetohet nga i njëjti llum, sepse askush më nuk e përkrah si më parë. Ky është zhgënjimi nga ish-përkrahësit e saj, përfshirë edhe vetën.

Njeriu i cili të gjitha strategjitë i përgatit me Vuçiqin e Beogradit, pse? Vuçiqi i Tiranës bashkë me “vëllaun” e tij, Vuçiqin e Beogradit, nuk mendon ose nuk guxon të mendojë ndryshe nga ai i Beogradit, sepse kanë një strategji të përbashkët: si ta fusin kombin shqiptar nën thundrën e Beogradit, sipas teorive të “vëllezërve Vuçiq”. Gjoja për ta joshur Evropën, e madje edhe Amerikën, se e vetmja mënyrë për të “siguruar paqe Serbi–Dardani” është të keni treg të përbashkët, lëvizje ndërkufitare etj. Krejt kjo për t’i krijuar mundësinë Serbisë dalje në Adriatik përmes Dardanisë, si mënyrë e vetme për ta shkelur territorin tonë, sepse për Shqipërinë nuk e ka problem.

Zonja Osmani, asnjëherë nuk të ka shkuar mendja në këto kurthe të tij, jo të parat, nga ty si shqiptare që ke dalë nga lufta gjenocidale, të cilën e ke përjetuar si të gjithë qytetarët shqiptarë të Dardanisë.

Në bazë të këtyre gabimeve tua, që janë tragjike për popullin shqiptar të Dardanisë, por edhe të gjithë shqiptarisë, e vetmja rrugëdalje për ty është të japësh dorëheqje të parevokueshme — jo sikur Lumir Abdixhiku, por të pakthyeshme. Me këtë akt, ia bën me dije Vuçiqit të Tiranës se akti juaj i përbashkët është akti më i rëndë ndaj popullit të cilin e keni drejtuar: ai në mandatin e tretë, ndërsa ti në tentim për mandatin e dytë.

E vetmja mënyrë që para popullit tënd sadopak të arsyetohesh se gjoja “nuk ke pasur njohuri” për këto që unë i ceka, është të “shpërlahesh”. Përndryshe, përjetësisht do ta mbash këtë etiketim, njërin ndër më të rëndët për secilin shqiptar që e ndien veten me mburrje.

Nëse e bën këtë veprim, ndoshta populli shqiptar “ta fal”. Ndërsa kjo mbetet e vetmja mënyrë që të distancohesh nga një akt i rëndë tradhtie në pozitën e të parës së Republikës së Dardanisë.

Hafiz Shala

New York

9 mars 2026

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat