Ligështia e parlamentarëve në shtetin e RK-së, për të bërë pushtet, pa shtet, në dëm të shtetit, pa fuqinë e legjitimitetit përmes votës së popullit, me pazare politike, për përfitime të paligjshme materjale e tjera, çojnë shtetin e porsaformuar në rrënim. Që nga përfundimi i Luftës në Kosovë, të shumtën e rasteve ka ndodhë që Vuçiqi të jetë pjesëmarrës në vendosjen me vota, përmes Listës serbe, për kryeministrin e RK-së, ai bëri kuorumin e numrave në Parlamentin e RK-së. Rasti i ngërçit politik edhe tani, me inateve në mes vete të parlamentarëve shqiptarë, gjenë hapësirë Presidenti serb, Vuçiq, me deputetë, të dirigjuar nga ai, të Listës serbe të jetë pjesëmarrës në përcaktimin e Presidentit/tes të RK-së...
Këto dukuri shumëtuese për RK-së po na përcjellin edhe tani.
Populli i RK-së u dashka për një vit e gjysmë të mbaj tri palë zgjedhje, turp për këta parlamentarë...
Kush nuk po e donë legjitimitetin e popullit, që Presidenti/tja të zgjedhet drejtpërsëdrejti me votën e popullit, të thyhet njëherë e përgjithmonë ngërçi politik, të heqet njëherë e përgjithmonë pjesëmarrëja e Preidentit serb, Vuçiq, në përcaktimin e institucioneve të RK-së.
Kush bojkoton Parlamentin e RK-së, duke mos bërë numrin e mjaftuar që të zgjdhen institucionet e shtetit tonë, populli për një gjë të tillë s’iu ka dhën legjitimitet, përmes zgjedhjeve, vota e popullit për parlamentarë ishte, për të ndërtuar institucione legjitime në vend,jo assesi për të bllokuar parlamentin në zgjrdhjen e presidentit/tes, jo assesi për të shpërndarë Parlamentin e RK-së...
LVV-ja në fakt ka fituar zgjedhjet me 77-të deputetë në PRK-së, mirëpo diskriminimi kushtetues së RK-së në dëm të poullatës shqiptare edhe se janë shumicë mbi 94% ka bërë që ajo t'i ketë 57-të deputet, nga se minoriteti serb me 3,6% mban 10-të vende të rezervuara, dhe 10-të vende tjera për minoritetet jo serbe, sikur të kishte 20% pakica në RK-së.
Ndryshimet e Kushtetutës së RK-së, me shumicë votash, me 80%, nga PRK-së, mundë të bëhen, meqë PRK-së, shteti i RK-së nuk mund të jetë peng i këtyre defekteve Kushtetuese që krijojnë ngërçe politike dhe inkorporim të Serbisë në Kosovë përmes veglave të saj, të Listës serbe, e cila ka privilegje ndaj popullit shumicë me 10-të vende deputet shtesë në PRK-së, e cila është me popullat siç cekëm më parë, më pak se 3,6% në RK-së, plus 10-të vende pakicat joserbe, dmth sikur këto pakica të jenë 20%, në shtetin e Kosovës, ku në fakt nuk janë as 6%. A ka ndonjë privilegj të tillë për pakica në shtetet demokratike? Kjo nuk mund të vazhdoi kështu në pafundësi...
Partitë politike në Kosovë duhet të mendojnë ardhëmërinë sa më funksionale të shtetit Kosovës, jo të shikojnë gjendjen egzistuese, sepse, asnjë parti gjthmonë s'mudë të jetë më e madhe, por varësisht nga puna e tyre ato ndryshojnë në përbërjen e tyre, në rritje apo zvoglim, psh, LDK-ja ishte parti më e madhe në vend, pastaj erdhi PDK-ja, tani është LVV-ja, e sigurisht në një të ardhme mund të jetë ndonjë parti tjetërë. Pra, krejt kjo varet nga legjitimiteti që populli iu jep përmes votës së tyre në zgjedhje, që përmes votuesën në zgjedhje votuesi vlerëson punën dhe programet e tyre që ofrojë për lehtësimin e jetës së qytetarit...
Uroj që partitë politike, para partive të tyre, para interesit të paligjshëm të tyre, të kenë interesin e shtetit të RK-së dhe interesin e kombit shqiptar në përgjithësi...