Një kujtesë për Vjosa Osmanin...

Opinione

Një kujtesë për Vjosa Osmanin...

Xhevat Mustafa Nga Xhevat Mustafa Më 11 mars 2026 Në ora: 07:00
Vjosa Osmani

Nga ora në orë e sidomos pak kohë pas bllokimit të vendimit tënd absurd dhe autoritarist nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për shpërndarjen e Parlamentit, në intervistën me Çim Pekën në Syri.Net prisja nga ti, e nderuar Vjosa, ndjesë dhe kthesë të fortë! Domethënë, pranimin e gabimit dhe thirjen e sinqertë në adresë të LVV e të Albinit për rikthim në vitet më të mirë të mirëkuptimit e të bashkëpunimit! Por, për të keqen tënde, vazhdove në rrugën e gabimit e në mbrojtjen e palogjikshme të tij!

Kështu, zhgënjeve edhe më shumë adhuruesit dhe mbështetësit e tu në pakësim të shpejtë nga ora në orë dhe ua shtove gëzimin tufës së Vuçiçëve, Grenellëve, Ramave... që nuk kanë dashur asnjëherë Kosovën dhe Vjosa Osmanin si dhe të liderëve të partive opozitare që duan që nga flakët e sherrit Vjosa Osmani- Albin Kurti të digjen të dy e të fitojnë vetëm ata!

Pas goditjes së beftë që ti, moj Vjosa, fshehur keq pas kolltukut tënd presidencial dhe kushtetutës së Kosovës, i dhe LVV- së dhe Albin Kurtit e nëpërmjet tyre edhe vetvetes dhe Kosovës, duhet ta kesh parë e kuptuar edhe vetë se ndër më të gëzuarit janë Vuçiçi, Rama dhe Grenelli, që nuk e fshehin se nga lumturia nuk po i mbanë vendi ...! Jo më pak se ata apo më tepër se ata, nga qelia në Hagë, është gëzuar, ndoshta me më të drejtë se të tjerët, edhe Hashim Thaçi! Me ndihmën e vëllezërve Vuçiç nga Beogradi Rama nga Tirana, Grenell nga AMERIKA..., ka arsye të bollshme me u gëzue mjaft.

Së pari, nga fakti se u fut në xhepat e tyre edhe Vjosa Osmani, që për shumë SHQIPTARË dukej "ëngjëll" shqiptarie dhe pa shitshmërie në tregun e korrupsionit e të antishqiptarisë! Kështu që sapo të dalë nga burgu, Hashimi, siç shpreson dhe Grenell, mund të vrapojë për t'u ribërë kryeministër a president...duke të lënë ty të habitur, pa gojë e mend!!

Domethënë apo nënkuptueshëm, edhe për ta realizuar atë që së bashku me vëllezërit Rama, Grenell, Vuçiç...kishin projekt e ndërmend! Pra, me ia fal "motrës" apo "majko" Serbisë copën që dëshiron në Mitrovicë apo më gjerë, në Kosovën e Veriut...!

Pas këtij lajmi të gëzueshëm nga ti, presidentja e Kosovës, të tre "vëllezërit" as nga nana e as nga baba, kanë ndërmend të festojnë sa të dehen dhe të kërcejnë sup më sup, krahë më krahë e me duar për beli vallen tradicionale serbe "Kolo", interpretuar nga orkestrantë serbo- shqiptarë!

Edhe këta, të dehur jo më pak se SHEFAT me "Shlivovice", "Coca cola", verëra të shtrenjta greke, italiane, franceze, spanjolle, latino- amerikane...si dhe nga vajza të reja e të bukura Kosove, Shqipërie, Serbie...!

Pastaj, në fund fare do të kujtohen për atë që i ka lumturuar dhe harbuar. Do të gjejnë zëra të urojnë në një kor pijanecësh: rrofsh e qofsh, moj Vjosa Osmani! T'u ngritshin posti, paga, përfitimet e shumëformëshe, fama, kënaqësitë shpirtërore e fizike...Përse jo, edhe numri dhe katet e vilave të reja në Kosovë dhe në Shqipëri...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat