Në "senatin" dhe "prokurorinë bizantine" të Romës, asgjë të re!

Opinione

Në "senatin" dhe "prokurorinë bizantine" të Romës, asgjë të re!

Nga: Agron Shabani Më: 13 mars 2026 Në ora: 19:01
Agron Shabani

1.Është mëse interesante, se si Kosova e vogël ( xhuxhe) dhe sa troha së bashku me Shqipërinë londineze, asnjëherë nuk u ngoplën dot me sundimin dhe robërinë e hauaj. E sidomos me legjionarët, kuislingët, mercenarët, drugarët, pobratimët, kopilët, këlyshët, bastardët, hibridët,  çaushët, fetahët dhe arkadashët e turkut dhe tjetri.

Mbi 500 vjet nën turqit osmablinjë, po kaq nën romakët dhe bizantinët, afro 200 vjet nën sundimin, robërinë dhe tiraninë e egër të serbëve ose sllavëve të jugut dhe të lindjes: Akoma të pakngopur dot me kërmat, kallpin, fosilët dhe fekalët e tyre!

Çudi!

Disa thonë se Kosova dhe shqiptarët, janë të denuar të paguajnë haraçin ose çmimin me të larta të " aleancave dhe trajtatëve të fshehëta" në mes turqve, francezëve dhe gjermanëve, të cilat rani e mbi 150 vjet po vazhdojnë t' i mbajnë pëng marëdhëniet dhe raportët e gjithëmbarëshme kontinentale dhe interkontinentale.

Shtoja këtu edhe të të ashtuquajturin shtetin e thellë ose dubioz të masonerisë dhe oligaeçrkisë botërore, apo si i thonë disa shtet mbi shtetin (;shtetët) që i ka bërë zap marëdhëniet ndërkombltare.

Edhe Presidenti amerikan, Donald Trump me Aministratën e tij në WashingtonnDC, si lider i supërfuqisë kryesore të globit, nuk e kanë aspak të vështirë me e sulmuar dhe bërë rrafsh me tokë Tehranin ( Iranin) dhe Karakasin ( Venecuelën), ndërkaq kur vjen puna tek Moska (Rusia) u mekët zlri dhe stepët goja, apo u hasë sharra në gozhdë.

Kështu që Rusia me sigurinë me të madhe, është fituesja kryesore e luftës shkatërrintare dhe apokaliptike në Iran në kuptimin e asaj se z. Trump dhe Adminustrata e tij, kanë paralajmëruar " heçjen e pjesëshme" të embargos së naftës dhe benzinës nga Rusia, gjë të cilën Brukseli ose BE- së, sigurisht se do e përshëndesin ose miratojnë në heshtje.

Se këndejmi, edhe sot e kësaj dite shumë vende anëtare të BE- së, mbajnë marëdhlnie tregtare dhe ekonomike me Rusinë. E sidomos në fushln e gasit natyrorë,msi dhe derivatpve të naftës dhe benzinës.

Ndërkohë që Rusia e ka shnërruar Ukrainën në varre lufte, glrmadha dhe ruina.

Kështu tatën ka qenë gjithëmonë.

Nejse!

Pa u zgjatur ose thelluar me repër në këtë tematikë të sikletshme, sfiduese, konfuze dhe kaotike.

2.:Thonë se luftërat e ndryshme, gjithëmonë i lënë pas vetës pesë- gjashtë  armata- kategori të mëdha njerëzore ose qytetare: 1. Të plagosurit, sakatët ose indvalidët e shumtë të luftës, 2. Të pa ushqyerit dhe të pastrehët, 3. Jetimët ose bonjakët e luftës, 4. Tregëtarët e shpirtërave dhe flamujve, 5. Bastardët ose kopilët së bashku me profiterlt dhe  matrapazët e luftës, dhe 5. Horrat dhe maskrarënjët së bashku me demagogët dhe hipokritët e pasluftës dhe kështu me radhë.

Me kujtohet se dikur në kohën e sistemit ose levizjes politike dhe patriotike të Dr. Rugovës, atëbotë e kishim bukur të zorshme për t' i bindur dhe qetësuar shpirtërat e shitur, të xhindosur dhe trazuar të redaktorëve, censorëve, kolegëve, miqve ose familjarëve të ndryshëm projugosllavë ose filokomunist që punonin si redaktor ose moderatorë të ndryshëm në Radio- televizionin e Prishtinës, në komitetët e ndryshme komunale ose krahinore të Kosovës, në UDB- së ose polici, nepër entët e ndryshme të punësimit dhe sigurimit dhe kështu me radhë. 

Ishte tepër e zorshme, e në disa raste edhe e pamundur për t' i qetësuar ose heshtur zërat e ndryshëm që ishin kundër levizjes politike dhe patriotike të Dr. Rugovës dhe kundër nesh që ishim vënë asokohe kokë këmbë në shërbim të levizjes dhe rezistencë së atëhershme të Dr. Rugovës në muzgun ose buzëmbremjen e parë të luftërave të përgjakshme dhe shkatërrimtare në ish Jugosllavi. 

Të ngjante në sarto mortale, ose akrobacion të rrezikshëm. 

Mbaj mend se tek kthehësha dikur vonë nga protestat ose demonstrat e marsit të vitit 1989 që asokohe po ndodhnin dhe organizohëshin gjithandej Kosovës në mbrojtje të " statusit autonom të Kosovës" nën Serbi dhe ish Jugosllavi, apo nga marëshi i gjatë nga Gjakova dhe qytetët tjera deri në Prishtinë, kishte edhe të atillë ( edhe njerëz të familjes dhe farefisit tim) që hezitonin dhe kishin frikë nga UDB- së dhe policia serbe, për të me parë me sy dhe përshëndetur në rrugë.

Posaçërisht atëherë kur raportoja përmes emisionëve qëndrore të lajmëve të Radio Prishtinës- kundër dhunës, terrorit dhe represionit të egër të policisë serbo- jugosllave ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë, si dhe nga tubimët ose kuvendët e ndryshme themeluese të degëve dhe nëndegëve të LDK- së dhe partive të tjera shqiptare në komunat e Gjakovës, Deçanit dhe Junikut.  E sidomos si reporter i akredituar i Radio Prishtin në Kongresin e Parë të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, të mbajtur dhe organizuar në sallën e madhe të pallatit të kulturës " Asim Vokshi" në Gjakovë me 5 maj të vitit 1990- nën drejtimin e Prof. Dr. Hajrullah Goranit dhe Prof. Dr. Luljeta Pula- Beqirit.

Nuk ishte edhe aq  e lehtë t' i quaje asokohe ndërhyrjet brutale të ushtrisë dhe policisë serbe brenda punimëve të kongresit të lartpërmendur të sindikatave të pavarura kosovare në Gjakovë si : Akte dhe veprime të tmerrshme kriminale dhe gjakatare të atij vargu të zgjatur shovenësh dhe animalësh të tërbuar prej karpatëve- kundër intelektualëve dhe patriotëve shqiptarë, siç i quaja shpesh unë ( a.sh.) asokohe në etërin ose valët e Radio Prishtinës në rubrikat e vazhdueshme të lajmëve dhe informacionëve të tjera kulturorre- informative. ( besoj se ekzistojnë dhe janë ruajtur arkivat e asokoshme të RTP- së).

Kështu që pos lëvdatave dhe falendërimëve konstante që me vinin nga Shaip Grabovci, i cili ishte Kryeredaktor i atëhershëm i Radio Prishtinës, nga Shaban Hyseni, Mehmet Haziri, Mark Marleku, Fatmir Podrima a ndonjë tjetër, me besoni se kishte edhe redaktor ose censorë të atillë që me merrnin shpeshherë  në telefon, apo me dërgoni  vërejtje dhe qortime interne dhe interaktive,  duke me thënë: " Agron, të lutëm a e ke ndërmend me e krehur ose përmirësuar pak fjakorin e egër kundër Serbisë dhe lidhjes komuniste të Kosovës, Serbisë dhe ish Jugosllavisë, apo ndoshta po ke deshirë me na çuar në luftë kundër Serbisë dhe mbylljen totale të Radio Prishtinës! ( i kam emrat dhe mbienrat e tyre që nuk dua t' ua bëjë publik për shkaqe të higjienës së brëndshe morale, shpirtërore dhe profesiinale).

Ndërkohë që kishte edhe zëra tëatillë ( zëra të vetmuar në errësirën dhe shkretëtirën e madhe të mendjes dhe shpirtit) të cilit gjuanin fjalë të liga nga tufa ( kopeja) e harlisur serbo- jugosllave, dhe me thonin: " O Agron..., qebesa e Zotit, ty dhe atyre redaktorëve, kryredaktorëve ose drejtorëve tu në Radio Prishtinë etj, ka me u ardhur koha dhe keni me ia hangër ( ngrënë) si qen kakën Serbisë dhe Millosheviçit!"

Punonin në organe të ndrydhme të hyqymetit ose " drzhavës" serbe herifat, dhe nuk kishim se ç' tu bënin!

E merrnin rrogën ( pagën) nga Serbia.

U pëqente gjithëçka " burrave të dheut" në Kosovën proletare dhe multiinternacionaliste.

U peleqenin  " edhe shtrigat ose gratë me të shëmtuara të botës që në terr u dukëshin me të bukura se sa Sofia Loreni, Klaudia Kardinale, Xhina Llollobrixhia ose Irena Papasi.

U pelqenin edhe "zotnitë e natës" tek i përbironin të pasmet dhe kokat e tulta në anën tjetër të portës ( derës) ku i prisnin  ylberat leshdredhur, kalluashan dhe musteqezi të KOS- it dhe UDB-së, të cilët ua shkojnë huajin për një muaj, ose për një vit.

Varej krejt prej sasisë dhe cilësisë së " barotit"...

Dikush e donte  t' lagtë e dikush tjetër të terur.

Në kryeqytet të gjithë e dinë kohën dhe orën e " dashurisë" së tyre abnormale dhe jonatyrale....Edhe populli, edhe politika.

Edhe atëherë kur kryeqyteti i pa lumë dhe i pa kurrfarë lezeti, kridhej e ç'kridhej në gjumë.

Puna e madhe...

Ata vazhdoni " lojën e nxhehtë" të " burrave mbi burra"...

Ishte vakti ( koha) e tyre.

Vakti thonë se e ha kashtën.

Zanatin e kishin mësuar dhe ushtruar dikund tjetër...

Në Beograd dhe anëknd ish Jufgosllavisë.

Bixhozi dhe prostitucioni ,thonë janë zanatët me të moçme dhe me të preferuara në botë.

Nganjëherë i i frekuentonin  edhe " klubët e natës" ...ku " flegërat e buzëve të burrave" u ngjanin shpesh " laprave të bythëve" të " skifterëve të bordelëve" tek dalin  prej toaletit.

Askush me tepër se ata në atë kohë nuk i ndjente  dhe s' i kuptonte qefët dhe lezetët e popullit sportiv dhe elektoral në Kosovë.

E kishin provuar edhe vet dikur.

E sidomos atëherë kur i kishin  flokët e gjata deri në maja të bythëve.

Nuk i linin asgjë mangut imagjinatës dhe fantazisë.

Tashti disa thonë se janë bërë " burra"...

Bile, edhe kanë shumë shokë e jarana të fortë në qeveri, parlament, dhe në elektorat.

Nepër radio- televizione, gazeta dhe portale të ndryshme në Kosovë dhe diasporë- sidomos.

. Çka t' ua sheh syri, u mbushët mendja me e rrasur ( futur) brenda....n' Kosovë.

E donë fort Kosovën.

E kanë grupin e njejtë të gjakut me njëri tjetrin, si dhe me popullin ( miletin) e ri kosovarë. 

Mos bani më kasavet.

Është krye puna edhe në presidencë.

Tashti gjithëkah i kena burrat dhe jaranat tonë. 

Mos t" kërset trapi se do fitojmë për pak, sa kimja ( qimja) e ....!!!

I thonë popullit dhe njëri tjetrit.

Në Iran ( Lindje të Mesme) lufta vazhdon.

Inshallah nuk na i prekin dhe bombardojnë Izraeli dhe Amelika, edhe v' llaznit  tonë në Tyrkie, lutën populli dhe " burrat e shtetit" kosovar.

U mor vesh se atje vetëm i ndryshpjnë ( substituojnë) dhe ndërrojnë pushtuesit ose sundimtarët e moçëm me pushtues ose sundimtar të rinjë.

Në Turqi dhe Qipron e kontrolluar nga turqit dhe grekët, ka kohë që supozohet se qarkullojnë disa miliarda euro ose dollar të pa shpërlara dhe të pa mbulesë..

Kush e di helbete....!?

3.Kur ranë heroikisht komandanti legjendarë i UÇK- së, Adem Jashari me anëtarët tjerë të familjes monumentale dhe emblematike të Jasharëve të Prekazit: Me kërkesën e Dr. Mujë Rugovës dhe shtabit të atëhershëm të UÇK- së me kujtohet se, isha i autorizuar të përcillja dhe transmetoja për valët satelitore të Radio- televizionit shqiptarë ( seksioni i Kosovës)-, mbledhjen e pare, të  jashtëzakinshme të Këshillit Emergjent për Kosovë dhe diasporë nga selia e qeverisë në ekzil të Kosovës në Bonn të Gjermanisë-nën drejtimin e Prof. Dr. Bujar Bukoshit- ish Kryeministër i atëhershëm në ekzil i Kosovës. 

Grupi i asokohëshëm emërgjent përbëhej nga Prof. Dr. Mujë Rugova- ish Ministër për Emigracion, dhe me vonë Ambasadorë ose Përfaqusus politik dhe diplomatik i UÇK- së në Gjermani, Dr. Isa Mustafa- ish Ministër i Finansave. Hafiz Gagica- ish kryetar i Degës së LDK- së në Gjermani, dhe kryetar kolegjiumit  të kryetarëve të degëve të LDK- së në diasporë, Shemsi Reçica nga Bashkësia Shqiptaee, Shukri Klinaku nga LÇKK-së, Luz Thaçi kryetar i bashkësisë së degëve të PSHDK- së në Gjermani dhe kështu me radhë.

Me kujtohet se me Prof. Dr. Mujë Rugovën gjatë kohës së luftës së UÇK- së kemi mbajtur dhe zhvilluar kontakte ose  konferenca të shumëta me gazetarë të huaj në ambientët e parlamentit ( bundestagut) të atëhershëm gjerman në Bonn, si dhe në selinë ose rezidencën e tij në Wesseling -pranë Bonnit dhe gjithandej.

 E kemi vizituar asokohe edhe Ambasadën e Shqipërisë në Bonn në kohën e një vizite zyrtare në Gjermani të Kryeministrit të atëhershëm shqiptar, Pandli Majko etj.

Gjithashtu mbaj mlnd se njëfarë Sabri Kiçmari, asokohe anëtar i levizjes  popullore të Kosovës,  dhe sot e atëherë ambasadorë  i pazëvëndësuar dhe fuqiplotë për të gjitha pushtetët dhe qeveritë e mundshme të Kosovës, kishte ardhur në kukëza ose paterica invalidore për të protestuar kundër Dr. Rugovës dhe Dr. Bukoshit në selinë e qeverisë së Kosovës në Bonn të Gjermanisë.

Dorën në  zemër, Sabri Kiçmari, jo vetëm që kishte pamje ose facë të shëmtuar dhe qesharake, por dukej i marrë, stupid, nebulozë  dhe tragjikomik në atë protestë.

Sikur n' të ishte me origjinë nga Diarbakiri i Kurdistanit, apo shkretëtirat e Anadollit dhe Marmarasë.

Disa me kujtohet se asokohe deshtën t' ta rrahun ose grushtojnë atë farë Kiçmarin e Thaçit, Kurtit dhe të dreqit e të birit, por nuk e dij se ç' ndodhi me vonë me të...

Isha brenda me Mujë Rugovën.

Kishim halle dhe problene të vazhdueshme me njëfarë Asllan Bajramin  që e mbante vetën për shef ose përgjegjës të Radio- televizionit shqiptar për Kosovën. E sidomos për  ato që kishin të bënin me mobilizimin e vullnetarëve të shumtë shqiptar nga Gjermania dhe shtetët tjera për t' iu bashkuar luftës së UÇK-së.

Asllan Bajrami së këndejmi, është vëllau i udbashit dhe antishqiptarit famëkeq, Hilmi Bajrami, i cili në kohën e regjimit  dhe sundimit të egër kriminal dhe gjakatarë të Serbisë dhe ish Jugosllavisë, i ka prishur ose shkatërruar fizikisht, psiçikisht, moralisht dhe familjarisht me qindra ose mijëra intelektual dhe patriot shqiptar të Kosovës.

Por, ja që ai Asllnan Bajrami, i cili dikur kishte punuar vetëm si folës ( spiker) i Radio Prishtinës: As vet nuk e di përse ( pse), por u duhej LDK-së, Rugovës, Bukoshit, Xhafer Shatrit, Thaçit, Haradinajt ose UÇK- së.

U duhej të gjithëve- Asllan Bajrami, apo siç e quanin disa: Hajrie spikerica!

Për konfliktët ose raportët e mia të tensionuara me Asllan Bajramin, mëse miri kanë ditur redaktorët e atëhershëm përgjegjës nga Kosova në Radio- televizionin shqiptar si Sherif Konjufca, Mehmet Haziri, Shaqir Foniqi, Qani Mehmedi, Shaban Arifaj, Ramadan Muqolli etj.

Ai Asllan Bajrami dikur e quante me nënçmim, cinizëm dhe injorancë- Ramush Haradinajn: Hajrush Ramadan Hajrushaj!

Dhe, po atë Asllan Bajranin dhe plot të tjerë që e kanë përqeshur, nënçmuar dhe injoruar vazhdimisht: Ramush Haradinaj, i  afrio pranë vetit.

Aty me kujtohet se ishte edhe nje Martin Çuni, apo siç e quanin  " majka za sve" në mërgim ose emigracion.

Dhe, bashkë me të edhe i pashmanshmi, gjegjësisht ish spikeri ( folësi) belban ose zevzek  i " Deutsche Welles në Shqip"- Islam Spahiu i Aptarushës së Rahovecit, i cili nuk dinte të fliste si duhet as shqip, as gjermanisht, por vazhdonte " punën" e tij babloku, sepse si dukët e kishte gruan ( bashkëshorten)- mbesë të Bujar Bukoshit.

Pranë, Islam Spahiut ishte edhe njëfarë Fazli Memaj ( nga Suhareka në mos gabohem) i cili sillej si me qenë zëdhënës ose potragjel i Bujar Bukoshit dhe Islam Spahiut.

Me kujtohet se ai Memaj me Spahiun, punonin edhe si përkthyes të azylantëve shqiptar në Gjermani...

Bile, njëherë vet ai Fazli Memaj, pasiqë ia dorëzova librezën e RTP- së ku kisha punuar dikur si bashkëpunëtorë ose korrespondent i saj nga Gjakova, Deçani dhe Juniku për t' ua dhënë organëve përkatëse të Gjermanisë: M' u drejtua me një aksent dhe dialekt të pidrimçakëve, duke me pyetur: Pse ke ardhun këtu në Gjermani, ku gazetar e kena Islam Spahiun ( nuk kisha dëgjuar deri atëherë kurrë për të) dhe plot barbarizma dhe lokalizma të tjera primitive dhe provincialiste nga ana e atij Fazli Memajt.

Gjithashtu, nuk e harro kurrë  në jetë çastin ose momentin e kontrollit të rreptë të policisë gjermane ndaj meje dhe Agim Kamerajt- ish arkatar i degës së LDK- së në Gjermani, tek po kthehëshim nga një mbledhje ose tubim i madh mobilizues i Hafiz Gagicës memërgimtarët shqiptarë në Stuttgart të Gjermanisë.

Mbaj mend se xhandarët ose policët gjerman, në prezencën e gruas dhe femijëve të mi në barakë ose strehimore, jo vetëm që na mbeshtën me duar për veturë, në gjëndje gadishmërie, por edhe na detyruan me ua teeguar të gjitha ato që i kishim brenda në çanta dhe kamerë. O Zot!

Nuk dua të thellohëm në detaje të tjera!!!

4. Sipas George Herbertit: "Luftërat shpesherë i lindin dhe krijojnë heronjtë, deshmorët, por edhe hajnat ( hajdutët), tegtarët e shpirtërave dhe flamujve së bashku me horrat, maskarënjët dhe matrapazët, të cilët rendomë i vret, i varë, burgos dhe denon paslufta. "

Apo, " të gjithë luftëtarët ose komandantët e luftës së popujve dhe shtetëve me të vogla dhe të pafuqishme, si të thuash vazhdimisht sikur e humbasin të drejtln e tyre për jetë dhe për liri!" ( Michael Waltzer).

" Lufta është si bixhozi, prostucioni, apo dashuria dhe kurvëria, të cilat gjithëmonë gjejnë kohë dhe hapësirë të mjaftueshme për t' u shfaqur ose manifestuar. " ( Berthold Brecht).

Se këndejmi, gjenerali i njohur gjerman i Prusisë, von Clausowitzch : Luftën e konceptonte dhe definonte si vazhdim të plotikës imperiale dhe molinialiste me mjete të tjera për t' u pasuruar mbi kurrizin e popujve dhe shtetëve tjera me të vogla. 

Nuk e kam këtu fjalën mbi " lirinë dhe paqën qiellore ose kosmologjike", por vetëm mbi luftën si prind, si vëlla, mik, aleat , si mjet, instrument dhe si mbret të çdo gjëje sipas asaj prishë dhe shkatërro gjithëçka për të fituar çdo gjë.

Kaq pata kësaj radhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat