Liria dhe gjuha e shqiptarëve është kusht i lirisë së Maqedonisë Veriore

Opinione

Liria dhe gjuha e shqiptarëve është kusht i lirisë së Maqedonisë Veriore

Nga: Dedë Preqi Më: 7 prill 2026 Në ora: 07:47
Dedë Preqi

Në kryeqendren e Maqedonisë veriore në Shkup, mbahet protestë masive nga studentët shqiptar, për faktin se në këtë vend gjuha shqipe edhe pse e ka statusin e saj zyrtar me ligj, në praktikë sikur që është provimi i jurisprondencës, do zhvillohet në gjuhën maqedone, por jo edhe në gjuhën amëtare të studentëve shqiptarë.

Problemet të cilat paraqitën sot në këtë vend,janë jo të rastësishme, por konflikte ndërnacionale që ekzistojnë akoma, sidomos te ato vende të cilat kanë mungesë në zbatimin e ligjeve dhe kulturës nacionale e ndërnjerëzore, të cilët i besojnë dhunës, për të dominuar në një shoqëri, apo në një rreth multi-nacional.

Edhe pse Maqedonia Veriore, është deklaruar teorikisht për liri dhe të drejta të barabarta të shqiptarëve sikur dhe maqedonëve e të tjerëve, dhe sipas Marrëveshjes së Ohërit, por në realitet ky vend në praktikë e zhvillon të kundërtën, duke e mohuar identitetin shqiptarë në këtë republikë.

të nxitur urrejtjen kundër shqiptarëve, Maqedonia me shtetin e tyre gjysmak edhe më herët e kishin lansuar tezën, se shqiptarët e kanë rrezikuar dhe do e rrezikojnë teritorin dhe shtetin e Maqedonisë, nga rreziku që vjen nga nataliteti i madh i tyre.

Po ta zbërthejmë këtë thënje, do të kuptojmë se, të gjitha masat kundër shtimit natyror të shqiptarëve paraqesin diskriminim nacional, që nuk ekziston askund në vendet e qytetëruara të botës dhe aktet e tilla shprehin politikën e hapur kundër shqiptarëve.

Por, nuk duhet harruar faktin, se shqiptarë në Maqedoni ka pasur edhe para luftërave ballkanike dhe para se të vijnë turqit në Ballkan, të cilët kanë jetuar në këtë vend edhe shumë më herët se të vijnë maqedonasit e sotëm ardhacak.

Mjetët e dhunës nuk janë diçka e re në Maqedoni, duke e ditur se ato janë të identifikueme që pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë, edhe shumë më të hershme, që prej Konventës jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, në vitin 1935, të cilat i planifikoi Akademia e Shkencave të Beogradit, që për fat të keq i detyrojnë shqiptarët në mënyrë të dhunshme, që të shpërngulen për Turqi, sikur që u zbrazën Shkupi, Manastiri, Prilepi, Gostivari, Tetova, Kumanova dhe të tjera.

Burokracia maqedone gjatë asaj periudhe kohore, krahas mjetëve të ndryeshme të dhunës politike e policore, i mbylli shkollat e mesme shqipe, dhe i detyroi shqiptarët të mësojnë në gjuhën maqedone, duke i obliguar arsimtarët të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase.

Në të njëjtën kohë ndaluan përdorimin e flamurit, ndryshuan emrat e shkollave, bëjnë diferencimin e shqiptarëve, duke i lënë pa punë me qindra intelektual shqiptarë, dhe shumë të tjerë i burgosën, duke ua kurdisur akuzat dhe montuar gjykimet e pa numërta.

Histerinë antishqiptare nga qarqet burokratike maqedonase dhe nxitjes së kësaj urrejtje në masa të gjëra, po e dëshmojnë ngjarjet e sotme dhe të përditshme, sidomos në qendrat ku frekuentojnë shqiptarët, gjegjësisht nxënësit dhe studentët shqiptarë.

Protesta e studenteve shqiptar që ndodhi këto ditë në qendren e Shkupit, ishte kërkesë e drejtë dhe legjitime për sëcilin që e ushtron profesionin juridik si gjyqëtar, avokat apo prekuror, të praktkohet në gjuhën jo maqedonase, por në gjuhën amnore, apo shqipe.

Maqedonia Veriore, mund të mashtrohet kot se mund të jetojnë pa shqiptarë, sepse liria e shqiptareve është kusht i lirisë së Maqedonisë, dhe mund ti kushtojë shumë, sepse duke dëmtuar bashkëjetesën ndëretnike, mund të prodhojë edhe shumë kriza të tjera, në destabilitetin e vendit dhe rajonit.

Poashtu edhe në sytë e Bashkësisë Evropiane e Ndërkombëtare, ky vend ndodhët në shënjestër të shumë çeshtjeve deformuese në mungesë të reformave dhe zbatimin e ligjit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deri sa shqiptarët dhe maqedonet jetojnë në të njëjtin shtet, problemi i shtypjes së shqiptarëve duhet të zgjidhet, përndryshe është e pa mundshme të ndërtohet një shtet ligjor, apo një shoqëri multietnike pa bashkëjetesë dhe harmoni në mes tyre dhe me të drejta të barabarta.

Prandaj, në këtë rast shteti i Maqedonisë Veriore, duhet ti kushtojë vëmendje, jo vetëm kërkesave të studentëve shqiptarë, por edhe ndaj minoriteteve të tjera, sepse këto ngjarje janë shumë të ndieshme, të cilat mund të marrin kahje të pa dëshirueshme dhe çështja e zgjedhjes nacionale PËR SHQIPTARËT duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë.

Në qoftëse shqiptarët dhe maqedonët, që jetojnë në një shtet të përbashkët, dhe tani frikshëm , apo dhunshëm jetojnë në mes vete, e vërteta është se gjendja në mes këtyre dy etnitetëve kurrë nuk mund të përmirësohet, apo stabilizohet, dhe ky letërnjoftim është shprehje e dobët e demokracisë së një vendi, apo e një shteti.

Nëse shteti maqedonas i shkel pa ndërpre të drejtat e popullit shqiptarë që jetojnë në Maqedoni, njëherazi shkelën edhe të drejtat e shtetit juridik dhe të shoqërisë civile, që do të thotë se kjo egërsi e tillë është kërcënuese edhe për gjithë rajonin.

Prandaj, është koha e fundit për serbët edhe për sllavo-maqedonët, që çështjet të praktikohen dhe ta tregojnë vetën në mënyrë të barabartë, duke pranuar publikisht para botës të gjitha padrejtësitë që i kanë bërë dhe bëhën edhe sot ndaj shqiptarëve, dhe të korigjohen deformimet e tyre sa ma parë dhe pa u bërë vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat