Pse shqiptarët nuk i besojnë as shtetit, as politikës dhe as njëri-tjetrit

Opinione

Pse shqiptarët nuk i besojnë as shtetit, as politikës dhe as njëri-tjetrit

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 7 prill 2026 Në ora: 09:01
Skënder Sadri Kapiti

Sipas anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila mat perceptimin e sigurisë në rajon, qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës shfaqin nivele më të larta të mosbesimit në marrëdhënie me të tjerët.

Shqiptarët dallohen për besimin e ulët që kanë tek komuniteti që i rrethon. Vetëm 7% besojnë plotësisht tek lagjia ku jetojnë, ndërsa mesatarja rajonale është 17%.

Gjithashtu, 65% e të anketuarve nuk besojnë tek administrata publike, niveli më i lartë në rajon. Vetëm 1% e të anketuarve kanë besim tek administrata publike, krahasuar me 4% që ishte mesatarja rajonale.

93% e shqiptarëve nuk u besojnë njerëzve që takojnë për herë të parë.

Besimi institucional është dukshëm i ulët; partitë politike, mediat sociale, parlamentet, shtypi dhe televizioni janë ndër institucionet më pak të besuara.

Por përse shqiptarët, sidomos në Shqipëri, nuk besojnë te njëri-tjetri?

Ata nuk besojnë, sepse akoma është i freskët fakti i ligjit të pashkruar të ishregjimit komunist: ligji i spiunimit, përgjimit dhe vigjilencës komuniste kundër shprehjes, fjalës dhe mendimit kritik ndaj regjimit; dënimi për agjitacion e propagandë; futja e frymës së spiunimit edhe brenda familjes.

Edhe sot, në të gjitha partitë politike dhe shoqatat në Shqipëri funksionon spiunimi, përgjimi dhe vigjilenca partiake për të gjetur dhe zbuluar armiq të partisë dhe të kryetarëve të partive politike. Shembulli më i qartë janë dy partitë e mëdha, ajo Demokratike dhe ajo Socialiste, si kur janë në pushtet, ashtu edhe kur janë në opozitë.

Antarët e një komuniteti nuk kanë besim te njëri-tjetri edhe atëherë kur shteti, drejtësia dhe ligji funksionojnë në mënyrë të pasigurt dhe të korruptuar. Mosbesimi ndërqytetar vjen edhe për shkak të egoizmit, xhelozisë dhe urrejtjes ndaj talentit, dhuntisë, patriotizmit dhe ndershmërisë së tjetrit, të cilët shpesh bëjnë servilizëm, spiunim dhe përdorin marifete të ndryshme për shpifje, fyerje e akuza për të përbaltur të tjerët.

Shqiptarët nuk kanë besim tek institucionet e shtetit, as te qeveria, as te opozita; pra, nuk kanë besim tek partitë politike, mediat, presidenti, parlamenti apo mediat, sepse shumë prej tyre funksionojnë kundër interesit publik dhe kombëtar, shpesh në mënyrë të fshehtë, të dëmshme dhe korruptive kundër drejtësisë dhe interesit publik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat