Diçka për okupimin italian të 1939’ës

Opinione

Diçka për okupimin italian të 1939’ës

Nga: Driton Tali Më: 7 prill 2026 Në ora: 09:23
Driton Tali

Okupimi de jure (sepse de facto ishte realizuar shumë më herët) i Shqipërisë para 87 vitesh, edhe pse i mori sovranitetin (sado të zbehtë që e kishte), nuk ishte krejt i zymtë.

Sepse jo vetëm që u vazhdua shkollimi i kuadrove në universitetet italiane dhe gjermane, por edhe u investua në ekonomi, kulturë, arsime e infrastrukturë, si bie fjala: u asfaltuan rrugët kryesore Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, u ndërtuan ura dhe u modernizua porti i Durrës.

Në Tiranë u ndërtua sheshi kryesor dhe bulevardet, si dhe u rregullua plani urban.

Gjithashtu, u ndërtuan objekte si Kryeministria dhe ministritë, spitale, shkolla dhe institucione arsimore. U thanë kënetat dhe u hapën toka të reja për bujqësi, etj.

Nëse i shtojmë edhe faktin se pas dy vitesh iu bashkuan territore shqiptare nga Jugosllavia, për të cilat ishte “çlirim i vërtetë”, atëherë okupimi italian duhet shqyrtuar më shtruar e pa qasje të njëanshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat