Mërgata për qeverinë “peshë e gurit” e vendlindjes, për opozitën: “sa më larg syve, aq më larg zemrës”!

Opinione

Mërgata për qeverinë “peshë e gurit” e vendlindjes, për opozitën: “sa më larg syve, aq më larg zemrës”!

Nga: Sabahate Byci Më: 8 prill 2026 Në ora: 16:29
Sabahate Byci

E ndihma nga zemra – rrenat?! Ku shkuan?! Ku na mbetën?!

Jo, jo!

Kështu nuk bëhet, o opozitarë të mjerë?!

Ju që s’keni mbetur as për peng e as për dorëzan!

Nuk bëhet: „kceva ujin, t’fshifsha kalin“!

Nuk bëhet, dhe njëherësh është turp shumë i madh që mërgimtarët t’i gëzohen vetëm momentit të rastit, në emër të mallit që nuk përshkruhet, për ju „vendas të flaktë“ (fatmirësisht jo shumicë!), gjatë qëndrimit, kështu ashtu të shkurtër, që ky lloj malli i dashurisë njëgjakore të dominohet nga ndjenjat afektive të kënaqësisë vetëm gjatë minutave të hapje-mbylljes së koferëve, përkatësisht të kuletës së tyre!

Përse kaq kjo frikë e madhe prej mërgimtarëve, e cila kohëve të fundit haptazi po shfaqet e po reflektohet, njësoj sikurse në fund të vitit të kaluar 2025, përpara, gjatë edhe pas zgjedhjeve shtetërore, nga gazetarët naivë, tashmë pamasë monotonë, të cilët bindshëm po na përforcojnë bindjen se (jo të gjithë) janë gazetarë që posedojnë diploma të studimeve të blera në tezgat e trafikave, që funksiononin e ende funksionojnë duke u furnizuar përmes forcës së „autoritetit“, e që çmimi i tyre nuk kushton asgjë më shumë se një çikë statusi i „çlirimtarit“ dhe jo domosdoshmërisht DITURIA?!

Edhe atë me:

Kriteret:

Ke qenë në luftë?!

Qe diploma!

Çfarë po e do?!

Diplomë për doktor të mjekësisë humane?!
Me libër doracak në xhep, me këshilla dhe udhëzime teorike dhe praktike?!

Apo:

Diplomë për gazetar, eksplicit me aftësi që të mund të thotë dhe të shkruajë gjithçka, duke u nisur nga:

sharjet,

shpifjet,

fyerjet (në fokus familjarët – fëmijët e qeveritarëve!),

manipulimet dhe gënjeshtrat!

Me një fjalë, të gjitha aspektet e lartpërmendura!

Gazetar/e – për ty diplomë gratis, vetëm për ty, se ti na ke „shpëtuar“, na ke „çliruar“!

Gazetar/e perfeksionist/e që lirisht, edhe pa pikë të fytyrës, mund të bësh propagandë, mu ashtu siç u shkon për shtati të gjithë armiqve tanë, e veçanërisht serbo-çetnikëve fasho-qetnikë?!

Apo mos e do, përfshirë edhe një patentë shoferi për kë të duash e për kë ta do zemra?!

Qofshin anëtarë të familjes apo të rrethit të ngushtë?!

Kemi patentë për shokë e shoqe, për ty gratis – pse?!

Sepse ti ke „luftuar“, o vëlla, oj motër! (ani që, ndoshta, me siguri, edhe jeni fshehur pas shkurreve në mal!)

Dhe aksidentet tragjike 24/7 në komunikacionin rrugor nuk kanë të ndalur!

Na keni „çliruar“ edhe ne – „kurrë s’ju dalim hakut tuaj“?!

Andaj, euforia kolerike e shumicës së deputetëve të shtetit tonë, Kosovë Dardania, dhe frika, po qe se do të shkohet në zgjedhje prapë të parakohshme, që të mos caktohet një datë në stinën e verës, që do t’i konvenonte edhe mërgatës me rastin e ardhjes në vendlindje gjatë pushimeve verore të shkollave të fëmijëve – shumicës u ka hyrë aq thellë deri në palcë, sa që hallin vetes nuk janë duke ia gjetur apo ditur?!

A thua mos paraja jonë, e fituar me djersë, me punë të rënda e të vështira jashtë vendit, të cilën me loçkë të zemrës vazhdimisht jua kemi dërguar, elitarë ju, nga mosrespekti adekuat për ne, me deklarata si vijon:

Ju duhet me na ndihmu neve, se s’po kemi?!

Ju ka bërë haram dhe, në shenjë „falënderimi“, po na revanshoheni duke na mohuar të drejtën e ardhjes sonë në vendlindje kur ne të duam, kur mundemi dhe kur i duhemi vendlindjes – me ose pa data të caktuara sipas nevojave politike!

Data të cilat, në një vend „të shëndoshë“ në shtetformim e sipër demokratik, eksplicit do të duhej të diskutoheshin me mërgimtarët!

Sepse njeriu që i „ka kërcitur koka“ në vendlindje, me ardhjen e tij me ndihmën e Zotit e të prindërve në këtë botë, qoftë në apo edhe jashtë saj, gjithnjë sipas ligjit të natyrës:

„Guri peshon në vendin e vet“!

Dhe terminologjia tjetër:

„Sa më larg syve, aq më larg zemrës“!
si dhe: „Një faqe që s’puthet, nuk duhet“!

Prandaj, këto dy terminologji kurrsesi s’duhet të jenë shkallë vlerësimi për të drejtën e ardhjeve e shkuarjeve të mërgatës në vendlindjen e vet!

Po ashtu, s’duhet të jenë as afirmacione as negacione (pohim apo mohim) i përcaktimit të datave, pa marrë parasysh se të çfarëdo ujdie politike qofshin ato!

P.S.
Mos t’u imponojmë tragjedive, qofshin ato objektive apo subjektive, që të na zgjojnë ndjenjën e dashurisë – si asaj familjare, ashtu edhe asaj që mbillet në thellësinë tonë sipas ligjit të natyrës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat