Masakrat e Tivarit mars-prill 1945

Opinione

Masakrat e Tivarit mars-prill 1945

Nga: Uran Butka Më: 10 prill 2026 Në ora: 09:26
Uran Butka

Masakra e Tivarit e vitit 1945  është një nga plojat më të mëdha, më të përgjakshme dhe më të pabesa ndaj shqiptarëve.  Kjo masakër u projektua dhe u realizua nga shteti komunist jugosllav për motive politike e ushtarake të ripushtimit dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare nën Jugosllavi.

Platforma politike dhe ushtarake e këtij veprimi kriminal antishqiptar dhe antinjerëzor, ishte projekti famëkeq i Çubriloviçit i 7 marsit 1937 dhe i 3 nëntorit 1944: “Dy janë mënyrat për spastrimin etnik të shqiptarëve: t’i zhdukim ose t’i shpërngulim qysh gjatë luftës.

Në fillim të nëntorit 1944, komandave të  Ushtrisë NÇ Jugosllave  iu dha, nga ana e organeve më të larta partiake dhe ushtarake të Serbisë, direktiva që të “vrisnin së paku 50% të banorëve shqiptarë “ (Arkivi historik i Kosovës, F. OKKM k.10/29, 335 nr1)

Ky genocid do të shpërfaqej hapur përmes mashtrimit, dhunës, vrasjeve masive dhe shpërnguljeve masive të shqiptarëve të Kosovës nga forcat e Ushtrisë NÇ të Jugosllavisë,  të OZN-ës dhe nga detashmentet çetniko-drazhiste, duke shkelur të drejtat njerëzore, kombëtare e të konventave ndërkombëtare.

Por, në kushtet e Luftës së Dytë dhe  menjëherë pas saj, ripushtimin e nështimin e Kosovës tashmë mund ta arrinin më lehtë e më tinëzisht, me mbështetjen e shtetit komunist vasal të Shqipërisë dhe ndihmesën e forcave të saj ushtarake të Shqipërisë, që ishin thirrur nga ana e Jugosllavisë. T’i nxirrnin gështenjat e nxehta me duart e të tjerëve.    

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat