Opozita, me apo pa vetëdije (madje me të dyja!), po e shtyn Kosovën, Dardaninë tonë drejt totalitarizmit?!

Opinione

Opozita, me apo pa vetëdije (madje me të dyja!), po e shtyn Kosovën, Dardaninë tonë drejt totalitarizmit?!

Nga: Sabahat Byci Më: 11 prill 2026 Në ora: 10:42
Sabahat Byci

Shkaktare – indinjata apo pakënaqësia morale e një pjese të madhe të popullit për situatën aktualisht të padrejtë që po ia shkakton opozita (ndërsa Lista Serbe kënaqet duke e parë këtë me sy!) dhe shumica e politikanëve të vendlindjes sonë, Kosovë Dardanisë, aktualisht me zgjedhjet presidenciale!

Popullit i nevojitet një lidership për ta parandaluar shpërbërjen dhe për të arritur qëllimet e përbashkëta, i cili bazohet në empati dhe vlerësim.
Një lider që angazhohet për një mjedis pozitiv, për marrëdhënie dhe qëllime të mira, me një performancë adekuate shtetërore!

Andaj, një udhëheqës i fortë karakterizohet nga:

Integriteti – që e bashkon e nuk e ndan popullin!

Vizioni – një shikim i fuqishëm, frymëzues dhe afatgjatë i së ardhmes!

Përgjegjësia – mbajtja e pasojave të vendimeve dhe veprimeve, si dhe përmbushja e detyrave për të cilat personi në funksion duhet të jetë i gatshëm!

Në një demokraci funksionale, roli i opozitës është të shqyrtojë qeverinë, të përfaqësojë interesat e pakicës (pakicë në konstelacion me fituesin e zgjedhjeve) dhe të paraqesë alternativa!

Bazuar në shumë shembuj historikë botërorë, opozitat jo konstruktive, me dëshirat dhe qëllimet e tyre për të marrë pushtetin me çdo kusht, por jo në mënyrën e duhur – pra jo përmes kundërshtimeve logjike – mund të ndahen sipas katër llojeve:

Kundërshtimi i kundërt,

Kontradiktor,

Nënkundërshtimi,

Kundërshtimi alternativ.

Secili lloj i sipërpërmendur përcaktohet me rregulla dhe shembuj që ilustrojnë ndryshime në cilësi dhe në sasi.

Çdo opozitë në botë, e posaçërisht opozita e shtetit tonë Kosovë Dardani, duhet ta dijë se konstruktiviteti apo ujdia dialoguese i referohet një qasjeje ndërtuese, mbështetëse dhe të orientuar qartë drejt zgjidhjeve, në mënyrë që e ardhmja e zhvillimit të vendit të mos stagnojë dhe të mos mbetet në vendnumëro.

Qëllimi dhe sjellja e opozitës nuk duhet të jenë vetëm dëshira për interes personal apo për të marrë pushtetin me çdo kusht, pa marrë parasysh pasojat.

Sepse një qasje e tillë, ideologjikisht, mund të jetë tejet e dëmshme për vendin tonë, duke çrregulluar balancat demokratike dhe duke krijuar një drejtim të njëanshëm e të tensionuar, që nxit konflikte ndërnjerëzore në të gjithë shoqërinë.

Psikologjikisht, është shumë e shëndetshme dhe tregon shumë për karakterin e një individi – sidomos kur ai është një akter politik – që të pranojë, shqyrtojë, studiojë dhe të reagojë me maturi.
Gjithashtu, në raste konfliktesh, është e rëndësishme të gjenden zgjidhje përmes formave mediative, empatike dhe diplomatike.

Po ashtu, një rol të madh në skenën politike luan edhe synonimi (ngjashmëria), që lidhet me qëndrime si:

Mentaliteti pozitiv

Qasja pozitive

Mentaliteti proaktiv – veprim largpamës, iniciativë dhe orientim drejt zgjidhjeve, në vend që të reagohet në mënyrë të nxituar ndaj ngjarjeve

Në këtë drejtim, njerëzit me mentalitet proaktiv e paraprogramojnë të ardhmen e tyre aktive.

Ata i njohin mundësitë dhe problemet, si dhe ndërmarrin veprime herët, para se të jetë e nevojshme të udhëzohen. Për këtë arsye, shpesh etiketohen si “kokëfortë” ose:

“Ai ose ajo gjithçka bën në kokë të vet”!

Pa u menduar se një afinitet i tillë lidhet më shumë me aftësi unike, si një dhuratë e natyrës.

Pra, me aftësinë e inteligjencës fluide (të trashëguar), në kombinim me inteligjencën e kristalizuar (aftësia e përshtatshmërisë)!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat