E ty LDK e ditëve të sodit, siç thoshte dhe thotë fjala e urtë popullore:
„Mos t’u ktheft dhija, se lëre më bija“. (enkas nga veprat e këqija, sikurse është tradhtia!)
Pra, ti LDK, tërësisht e dalë (dipit?!) nga suazat apo nga binarët e krijuesit “babait” tënd, kolegut tim shkrimtar, por unë jo koleg i nivelit të tij sa i përket aspektit filologjik, veçse me talentin tim dhuratë nga Zoti i madh qysh herët në bankat e shkollës fillore.
Prandaj po them: kolegu im shkrimtar, Dr. Ibrahim Rugova – shpirti i tij iu prehtë në qetësi në parajsë 🙏
Ti LDK (e sotme?!)
– Pse e lëpive atë që përherë e pështyje?!
Edhe ti VOS-iu,
Si pate shpirt të kthehesh prap aty nga dole apo u përzune?!
Apo a thua mos shkele në bazamentin e kulturës sate reale dhe të njëjtin e tejkalove me një masë arrogante deri në kulminacionin e prishjes morale politike, me sjelljet tuaja absurde dhe përçmuese, të stilit tënd shpërdorues jetësor plot luks, të arritur për një kohë të shkurtër me ekstravagancë, duke e anashkaluar varfërinë e popullit tonë Dardan?!
Ku e more ti VOS-iu, ish-presidente, guximin që pa ndihmën dhe praktikën e ideatorit – mentorit, njërit të vetëm në shtetin tonë të shenjtë, reformatorit të fortë, njëkohësisht krijuesit metodik të projektit se si duhet njeriu për vendlindjen e tij, respektivisht të saj, vetë të vendosë dhe jo vetëm të tjerët?!
– Ku e more gjithë atë guxim e kurajo dhe u ule gju më gju me tradhtarin fasho-qetnik milosheviqian, serbomadh si Gjuriqi, i cili si qetnikët e tjerë shtetin tonë Kosovë Dardani e quajnë gjithnjë “Kosovë e Metohi”?!
Po ashtu z. VOS-iu, ku e gjete forcën tradhtare dhe bëre “atentat” në “Shotë Galicën e shekullit XXI”?
(Shikoje apo lexoje opinionin tim të datës 25 prill 2024. Artikulli im i publikuar në portalin “Bota Sot”, i vetmi portal neutral me vlera të ngritura gazetareske dhe me një pronar të denjë si z. Xhevdet Mazreku, si dhe me gazetarë dhe opinionistë/e të përmasave civilizuese, konform nivelit të gazetarisë europiane dhe jo vetëm.)
Ti zonjë, në mënyrë tradhtore ma deklasove nocionin tim të cilin ta pata dedikuar ty me rastin e pjesëmarrjes dhe hyrjes sate bashkë me delegacionin e Kosovës sonë me plot krenari në lokalet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York (të gjitha femra!), ku me këtë rast unë veten time po e citoj:
„Batalioni i shqiponjave“, „heroinat e rezistencës“, „burrneshat legjendare“ etj., etj.
Pse moj bijë u ktheve në LDK nga aty ku dole – të mos them të përzunë njëherë?!
A të mallkoj vetja?! Apo të fjetë në hatër, a të konvenoi çmimi i tradhtisë?!
Apo racionit të ëndjes së tradhtisë thellë në brendësi të qenies sate ia mbylle protokollin me racionin e fundit, me desertin (ëmbëlsirën) e servirur nga armiqtë dhe dashakeqësit e popullit tonë shqiptar iliro-dardan!
Ti ish-e nderuara ish-presidente VOS-iu, a e ke dëgjuar ndonjëherë thënien e popullit që thotë:
„Mos t’u ktheft dhija e lere më bija“!
Natyrisht se kjo thënie ka të bëjë me ndarjen e bijës së shtëpisë nga bashkëshorti, por e nderuar VOS-iu;
Të flasësh keq për “shtëpinë ku ke lindur” si dhe për vendin ku je krijuar dhe politikisht u forcove dhe u formove, s’është aspak etike dhe njerëzore të “gjuash gurë” e të fshehësh dorën dhe ta përmbysësh tasin në të cilin 5 vite me radhë e more ushqimin dhe e krijove dhe përforcove “boshtin – skeletin tënd politik kurrizor” me eksperiencën e vetëvendosjes për vetëvendosje?!
Dhe siç thotë populli:
„Me pështy lart mbi kokë, pështyma të kthehet në fytyrë“.
P.S.
Asesi nuk po mund ta kuptoj se ku e more gjithë atë forcë morale e iu afrove djalit të ish-presidentit, momentalisht që disa vite duke u mbajtur i akuzuar në Hagë, natyrisht i pafajshëm derisa të shpallet e kundërta, të cilit ia pate hequr fotografinë?!
Gjithashtu, asesi nuk po mund ta kuptoj të birin e të njëjtit në fjalë se si mundi dhe pothuajse tërë kohën në protestën makabre të 17.02.2026, në vend se ti VOS-iu krah popullit ta festoje 18-vjetorin – Ditën e Pavarësisë, u bë pjesë e britmave absurde protestuese që e morën dhenë si:
„Duam drejtësi“?!
Çfarë paradoksi?!
Me demonstruesit kërkove drejtësi në shtëpi të drejtësisë!
Ehhh ti moj ish-e nderuar ish-presidente VOS-iu,
„Çfarë i bën njeriu vetes, nuk ia bën askush në botë“.
POSHTË HAJNAT DHE TRADHTARËT!
RRNOFT SHTETI YNË KOSOVA DARDANIA 🦅🙏