Albin Kurti dhe LVV do të fitojnë përsëri më 7 qershor 2026, sepse Kurti, Glauku, Albulena dhe LVV janë në anën e duhur të historisë dhe të së vërtetës dhe do të fitojnë sepse ata kanë aleat popullin, historinë, të vërtetën, patriotizmin, antikorrupsionin dhe SHBA-të, mikun e madh të shqiptarëve.
Kurti dhe LVV do të fitojnë përsëri në përballje me aleancën e korrupsionit, hajnisë, tradhtisë, mashtrimit dhe djallëzisë.
Kjo do të jetë përballja elektorale mes tyre, ku verdikti popullor do të votojë, do të vendosë dhe do të zgjedhë atë politikë e cila është brenda interesit kombëtar dhe jo politikën e interesave personale, klanore, miqësore, partiake e korruptive mbi atë të interesit të përgjithshëm.
Opozita politike dhe aleanca e saj me mediat mercenare, korrupsionin dhe me oligarkinë politike do të munden nga verdikti popullor, pasi verdikti popullor do të votojë politikën e cila ka si kauzë interesin kombëtar dhe luftën kundër krimit, korrupsionit e hajdutërisë; populli do të votojë Kurtin dhe LVV sepse politika e tyre është politika patriotike dhe politika e Vetëvendosjes është politikë që përputhet me vlerat e demokracisë amerikane, si politikë që ka si kauzë kombëtare demokracinë, të vërtetën, moralitetin, patriotizmin, sovranitetin dhe legjitimitetin shtetëror, interesin publik, zbatimin e ligjit dhe të Kushtetutës.