Si gjithë njerëzimi edhe shqiptarët e kanë të njëjtën ndjesi dhe shpresën për një jetë të mirë dhe të begatshme, që e inkurajon dhe shpreson me arritjen e rrezulltateve më të mira, duke e thyer zemërimin dhe xhelozinë posaqërisht ndaj njëri-tjetrit, që përmbanë në vete doza të rrezikshme shpirtërore dhe përmbytëse, që nuk kursejnë as lidhjet më të ngushta të gjakut të vet.
Këto elemente të rrezikshme shpirtërore ndërnjerëzore, që shpeshherë zbulohen në jetën e përditshme edhe në shoqërinë tonë në Kosovë, kur urrejtja depërton aq thellë në këtë mes njerëzor, sa[DM1] [DM2] [DM3] [DM4] edhe për një çështje të thjeshtë dhe shumë banale përshkak të rrjedhave që prodhon politika e sotme në këtë vend, nuk kursyhet bashkëkombasi i vet fare, por edhe as vëllau, duke u ofenduar me sharje e fyerje, por edhe gjëra të ndjeshme e të turpshme.
Këto praktika primitive që i ka vënë në veprim një pjesë e shoqërisë tonë përshkak të përkatësive partiake, që do të ishte fatkeqësi e madhe për një shoqëri njerëzore, nëse përveq tjerash, nuk ekziston edhe një kurajo, që këta njerëz dhe gjithë ne, i lidh edhe një lidhje e veqantë e gjuhës e gjakut dhe gjenezës së përbashkët e një kombi.
Një zhgënjim i tillë nuk duhej të ndodh në shoqërinë tonë, e cila ka eksperienca të veçanta dhe të rënda nën okopimin serb, të cilat nuk duhet ti harrojë aq lehtë, që sot nuk ka nevojë të shfrytëzohen këto këshilla psiatrike, që ti japë stimulim detyrave të veta dhe karakterit të vet njerëzor, që të kuptojë se, deformimet e tilla nuk do japin rrezulltate pozitive asnjërit dhe asnjë shoqërie.
Këto produkte dhe mbeturina rrjedhin nga veprimet e njerëzve primitiv, që e dëmtojnë çdo arterie të jetës normale të sëcilit qytetar, e më së shumti lidhjen e ngushtë të një gjaku, që është e vetmja gjë thelbësore e bërthamore, që e lidh një popull me gjenezën dhe rrënjën e vet.
Ku do në rrjedhat e përditshme në sëcilën shoqëri njerëzore të një vendi ka probleme të ndryshme në mesin e tyre, që dikush e fajëson shtetin dhe qeverinë e vet, që nuk ua plotëson kushtet dhe nuk ua përmirëson jetën qytetarëve të vet, që do të ishte normale, por lidhja në mes shtetit dhe liderëve dallon, sepse shteti si shtet nuk prodhon vet, por atë e drejton një qeverisje dhe kriter i vlerave njerëzore, në shërbim të një populli dhe vendi.
Mirëpo, për të mësuar dhe për të kuptuar shkakëtarin e kësaj krize ndërshoqërore dhe institucionale, do duhej ta zbulojmë dhe konfirmojë diagnozën e kësaj « mortaje » të rëndë shoqërore, për të parandaluar ndonjë shpërthim të mundshëm të simptomave edhe më të rrezikshme, që kishin me e nënshtruar dhe nënçmuar këtë popull pa mëshirshëm, që po e shkakëton « virusi politik », i cili po mbijeton marrëzisht dhe i ngulitur në disa parti politike të vendit tonë.
Edhe reagimet e miqve tanë ndërkombëtar janë të shumta me vërejtjet e tyre të çëlluara dhe serioze, posaqërisht, kur Kosova dhe elita e saj politike, ka nevojë për një korigjim të dioptrisë së saj politike, me çrast pason konstatimi se gjendja reale faktike e kësaj elite politike është në kundërshtim me gjendjen e përshkruar ideopolitike, dhe nuk shpreh përmbajtjen reale të marrëdhënieve shoqërore të këtij vendi, duke mos praktikuar rregullat e shtetit ligjor.
Përndryshe, sikur po vepron sot një pjesë e elitës politike në këtë vend, që frymëmarrja e këtij shteti dhe këtij populli të realizohet përmes mekanizmave dhe autoritetit të tyre administrativ, atëherë do të kemi probleme gjithherë me demokracinë tonë dhe do ngushtohet jeta dhe frymëmarrja e lirë e qytetarëve të këtij vendi, dhe sa herë do e fillojmë frymëmarrjen tonë, do na përsëriten fjalët ; ah Kosovë, po ç’të gjeti, nuk e ditëm se çka do i bënë veti ...
A është imagjinare dhe e pa krahasueshme veprimtaria e deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi në Prlamentin e Serbisë, i cili në rrethana dhe kushte të kufizuara, por po ua thotë troç problemet dhe cënimin e të drejtave të bashkëkombasve të vet në këtë vend, por edhe gjitha të bëmat këtij shteti, duke e nxjerrë edhe një rrezulutë, që e dënon krimin dhe gjenocidin e Serbisë, ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Ndërsa, shembujt e deputetëve në Parlamentin Kosovës së lirë dhe demokratike, janë skandaloze, të cilët si mjet përdorin shantazhet, ironizimin dhe fyerjet ndaj njëri-tjetrin, shqiptarë me shqiptarë, se do merrnin guximin të bëjnë një dialog të mirëfilltë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi politik dhe ndërpartiak për ndonjë projekt madhor dhe ligjor në favor të shtetit dhe popullit të këtij vendi.
Kush do ti besonte kësaj politike, do të ishte e pa kuptimtë për ata të cilët e mbrojnë dhe i besojnë një politike të tillë, e cila e sjelli Kosovën në një gjendje të pa lakmueshme. Dhe është e pa kuptimtë të japim leksione e vlerësime pozitive atyre që e ndihmuan thëllimin e krizave dhe hendekun e kësaj shoqërie dhe këtij shteti, prandaj, do të ishte dhe më e pa kuptimtë, që këta njerëz ti votojmë përsëri në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit të këtij viti.