Më 18-të maj, bashkohuni që të gjithë bashkë, në Shkup dhe Shqip

Opinione

Më 18-të maj, bashkohuni që të gjithë bashkë, në Shkup dhe Shqip

Nga: Petrit Dibrani Më: 15 maj 2026 Në ora: 15:03
Petrit Dibrani

Të hënën, ditë e Re dhe javë e Re, për Shqipën tonë e për t’gjithë ne…

Bashkarisht; për fëmijët e të rinjët, studentët dhe për t’gjithë ne, për Gjuhën tonë dhe në tokën tonë, në ILIRID e kudo në trojet tona dhe kurdo.

Edhe unë bashkë me ju dhe për t’gjithë ne e pasardhësit tanë, do t’jem aty, në Shkup, në tokën e t’parëve tanë, për gjakun e derdhur dhe Gjuhën tonë Shqipe e për Shqiptarinë tonë!

Është vetëdije kombëtare shqiptare, e drejtë për qenësinë njerëzore, e moralshme dhe e drejtë juridiko ligjore, përdorimi i Gjuhës tonë Shqipe, që edhe shkruhet e flitet dhe kuptohet, vetëm me “Mitologjinë tonë Historike”.

Për Bashkimin, mësuam nga shpëtimtari dhe Simboli, me shëmbëlltyrë e vizion dhe intelekt e trimëri të veçantë, GJERGJ KASTRIOTI Hyjnor!

Prandaj: çdoherë kur jemi bashkuar, për gjithfarë e kemi të trashëguar, ne t’gjithë bashkë kemi fituar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat