Kurti inspekton restaurimin e Kullës së Mahmutbegollëve në Pejë

Peja

Kurti inspekton restaurimin e Kullës së Mahmutbegollëve në Pejë

Më: 14 mars 2025 Në ora: 15:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vizitoi sot në Pejë Kullën e Mahmutbegollëve, e cila ndodhet në fazën përfundimtare të restaurimit.

Ky objekt historik, i ndërtuar në shekullin XVIII, është një nga asetet e trashëgimisë kulturore që po restaurohet me financim nga Ministria e Kulturës, në vlerë prej 271 mijë eurosh.

Punimet nisën në korrik të vitit të kaluar dhe tashmë janë afër përfundimit.

Qeveria e Kosovës e ka cilësuar këtë projekt si një dëshmi të angazhimit të saj për mbrojtjen dhe rifunksionalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në rrezik.

Restaurimi i Kullës së Mahmutbegollëve synon jo vetëm ruajtjen e historisë dhe arkitekturës tradicionale, por edhe promovimin e saj si pjesë e turizmit kulturor në Pejë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat