Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Perkujtime

E diel, 01 dhjetor 2024

Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Më: 25 prill 2024 Në ora: 00:00
Sefedin (Muharrem) Nimonaj

Sot, u bënë 6 vite pa më të dashurin tonë, Dinin. Këto vite të gjata sa gjashtë shekuj, rëndohen çdo ditë e më shumë nga malli, dhimbja e trishtimi. Sa e vështirë qenka të jetosh me një plagë kaq të rëndë, duke mos e takuar më kurrë djalin, babain e vëllanë tonë.

U privua nga jeta në mënyrën me makabre nga një dorë e djallëzuar, në kohën më të bukur të rinisë, duke lënë pas vetës tre fëmijë engjëllorë që sot jetojnë pa figurën e babait të tyre shembullor.

Tash e gjashtë vite ngushëllohemi me kujtimet me të bukura për të, të mbushura me hare e dashuri, që na falte çdo ditë, por edhe me qëllimin për ta bërë krenarë, e me ëndrrën që një ditë do të takohemi në amshim.

E përkujtojmë çdo ditë me mall, dhembje e krenari, prindërit: Muharremi dhe Gjyla; fëmijët: Leonisi, Florisi dhe Ornela; vëllezërit: Auloni dhe Loriku; motrat: Marigona dhe Pemlina, si dhe mbarë familja Nimonaj nga Skivjani i Gjakovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat