Teki Dervishi

Perkujtime

E hënë, 16 dhjetor 2024

Teki Dervishi

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 00:02
Teki Dervishi

Edhe një përvjetor erdhi bashkë me qershorin. Kaloi edhe një vit me mungesën tuaj fizike, por jo edhe atë shpirtërore.

Kur vdekja e mposhtë jetën, krenaria e mposhtë dhimbjen. Dhe ne jemi krenarë që na e shtrove rrugën si udhërrëfyesi ynë më i mirë për të tashmen dhe të ardhmen.

Jemi po ashtu krenarë, që ju ishit ndër themeluesit e gazetës kombëtare “Bota sot” 29 vite më parë dhe që formuat stafin e parë të redaksisë sonë.

Gjurmët tuaja mbesin të pashlyeshme. Ishit një intelektual i guximshëm që nuk iu tremb kurrë syri përball të keqes e as s’u tundua përball favoreve në këmbim të heshtjes ndaj të keqes!

Ju ishit njeri i rrallë në këtë tokë. Shkrimet tuaja i mungojnë publicistikës shqiptare, pasi nuk ju zëvendëson dot asnjë!

Ne, të rinjtë e redaksisë, nga kolegët tanë më të vjetër i dëgjojmë me ëndje të gjitha rrëfimet për veprimtarinë tuaj publicistike e gazetareske. Na mbetet merak që s`arritëm t’iu takojmë dhe të shohim prej së afërmi madhështinë tuaj prej intelektuali.

Veprat tuaja do të jetojnë gjithmonë. Ato do të na shërbejnë si udhëzuese për të mirën dhe të drejtën.

Lavdi paç gjithë jetën Teki Dërvishi!

Me nderime: Stafi i gazetës kombëtare “Bota Sot”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat