Sot bëhen 40 ditë që shtëpia jonë mbeti pa shtyllën e saj, por jo pa dritën që ti le pas. Emri yt, Ibrahim, do të kujtohet gjithmonë për zemrën tënde të madhe dhe për derën që e mbaje gjithmonë hapur.
Bujaria jote nuk ishte vetëm në të dhënë, por në shpirtin fisnik me të cilin na rrite dhe na edukove. Na mësove se pasuria e vërtetë është të jesh njeri.
Na mungon zëri yt, këshilla jote dhe qetësia që sillje. Por do të të mbajmë gjallë në kujtimet tona, në mirësinë që na le trashëgim dhe në vlerat që na mësove.
I lehtë të qoftë dheu, i shtrenjti ynë!
Me mall e krenari: bashkëshortja, fëmijët dhe mbarë familja Mazrekaj.