N'Kupë t'Qiellës tue fluturue,
nji lajmëtar, nji Zog i Bardhë;
s'di n'sqep çka â t'u m'ajt,
degë ullini a pusullë,
si do t'jetë nji gja e di,
Dritën e T'Mirën gjithsesi.
Fluturimin po ia njoh,
Bardh'sia porositë:
Shpirti i T'Mirit po vall'zon,
Ai që s'â, s'ka shku – tregon!
Korbi i zi me t'ndalë kurr s'mujti,
N'llom t'errsinës â tu u zhgry.
Fluturo o Ti Zog Pranvere,
Festën e Emnit t'u festu!
Vallen që ktu e nise,
edhe engjujt e vall'zojnë,
vall'zo n'për vite e mote;
rrnoft kjo Valle, përgjithmonë!
familja Nura