Kreshnik Rama

Përkujtime

E martë, 09 qershor 2026

Kreshnik Rama

Më: 22 prill 2026 Në ora: 09:08
Kreshnik Rama

19 vjet pa ty, nipi im i dashur, Kreshnik

Edhe pse vitet kanë kaluar, për mua koha ka mbetur e ngrirë në ditën kur të humbëm. Dhimbja nuk është zbehur, përkundrazi është bërë pjesë e shpirtit tim të përditshëm.

Më mirësia jote dhe drita që sillje në familje.

Të kujtoj çdo ditë me mall dhe me lot, duke shpresuar që shpirti yt të pushojë në dritë e paqe.

Të kujton: Halla Ajna me Bashkëshortin Isa Gjoshi, me fëmijët Merita, Melia, Fana, Filloreta, Blerta, Besforti, Bledari

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kresh, për mua nuk ishe thjesht dajë. Ishe shok fëmijërie, vëlla i rritjes sime, dhe pjesë e pandarë e çdo kujtimi të rinisë sonë. Ndamë ditë të thjeshta e të lumtura, dhe ndërtuam një lidhje që koha nuk mund ta fshijë.

Më kujtohen momentet tona të pafundme, lojërat, të qeshurat, dhe ato ditë kur gjithçka dukej e lehtë sepse ishim bashkë. Sot ato kujtime janë bërë pasuria ime më e madhe, por edhe dhimbja ime më e thellë.

Më mungon çdo gjë nga ti… prania jote, energjia jote e pafund qe kishe per jeten.

Jeta na ndau shumë shpejt, por zemra ime nuk të ka larguar kurrë.

Do të mbetesh gjithmonë daja dhe shoku im i rinisë,

Për ty Nipi: Bledar Gjoshi me Bashkëshorten Sarandën, Djali Klevis, Vajzat Jora, Sina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat