Hakmarrja e Serbisë tashmë ka filluar? Alarmon eksperti i sigurisë: Mund të ketë rrezik për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën nëse…

Politika

Hakmarrja e Serbisë tashmë ka filluar? Alarmon eksperti i sigurisë: Mund të ketë rrezik për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën nëse…

Nga: N.E Më: 27 shtator 2024 Në ora: 12:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuciq

Të martën mbi 130 udhëheqës botëror kanë folur në takimin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Përpos tjerëve në OKB ka folur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Fjalimi i tij nuk është bërë publik në media, mirëpo në Serbi është përqeshur fjalimi i tij.

“Fjalimi i Vuçiçit në OKB bëri jehonë në kuptimin e parë të fjalës, pra vetëm në muret e një salle gjysmë bosh”. Me këto nota tallëse, media Nova e Beogradit ka komentuar adresimin e presidentit të Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Raportohen disa nga pjesët kryesore të fjalimit të tij, natyrisht me nuanca përqeshje dhe ironie, veçanërisht kur citoi Mahatma Gandin dhe lojërat e fjalëve me paqen.

“Mirëpo, pakkush pati mundësinë t’i dëgjonte drejtpërdrejt këto fjalë të forta të presidentit”, vijon komentin Nova.

Media në fjalë shton se “në momentin kur presidenti i Serbisë ka folur në foltore, salla e Asamblesë së Përgjithshme ishte pothuajse bosh”. “Jo shumë përfaqësues të vendeve të botës patën rastin ta dëgjonin këtë fjalim, “aq të fuqishëm”, vijon komentin tallës gazeta serbe.

Gjersa, në Serbi po përqeshet Vuçiq, ka persona që fjalimin e tij e konsiderojnë si një paralajmërim për hakmarrje ndaj Kosovës.

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” ka paralajmëruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po përgatitet për hakmarrje.

,Stradner vlerëson se presidenti serb po shkon hapave të Vladimir Putinit.

“Ashtu siç Putin akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet ’90. Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, ka thënë analistja.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë hakmarrja e mundshme e Serbisë nuk mund të mos merret seriozisht.

Sipas tij, është e pamundur të ketë ndonjë hakmarrje që do ta karakterizonte aspektet e sigurisë në vend.

“Hakmarrja e mundshme e Serbisë nuk mund të mos merret seriozisht, por që në rrethana të tilla nga zhvillimet që kanë karakterizuar këto dy muajt të fundit mundemi të theksojmë, që në këtë fazë aktuale është e pamundur të kemi ndonjë hakmarrje që do ta karakterizonte aspektet e sigurisë në vend”, pohon Shala.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, Serbia po e përdor si hakmarrje padyshim dimensionin diplomati.

“Por që Serbia do e përdor si hakmarrje padyshim dimensionin diplomatik kjo padyshim që do të jete një sfidë në vazhdimësi për subjektivitetin e shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare për të forcuar atë nga këto sulme që bëhen nga format e ndryshme”, thekson eksperti.

Rrezik jo vetëm për Kosovën, por për tërë Ballkanin Perëndimor, eksperti e konsideron hyrjen e Serbisë në Brice.

“Sa i përket pozicionit të Rusisë çka mund të thuhet që mund të ketë rrezik për Ballkanin Perëndimor jo vetëm për Kosovën është hyrja e Serbisë në Brice do të ishte një lëkundje e pozicionit gjeopolitik në rajon me impakt në atë strategjik të anëtarësimit të vendeve në rrugën evropiane”, shton Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat