Eksperti i sigurisë: Kosova ishte në një situatë më të mirë gjatë administrës Trump, mbështetja për Kosovën mbetet e njëjtë

Politika

Eksperti i sigurisë: Kosova ishte në një situatë më të mirë gjatë administrës Trump, mbështetja për Kosovën mbetet e njëjtë

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2024 Në ora: 20:17
Donald Trump

Presidenti aktual Donald Trump kishte premtuar gjatë fushatës së tij zgjedhore se do të ndikoj që të ndaloj gjithë luftrat kudo në botë. Një luftë në të cilën mund të shihet më qartë ndikimi i tij, është ajo në mes Rusisë dhe Ukrainës.

Pra, si pritet të përfundoj lufta në Ukrainë pas fitores së tij dhe cili mund të jetë impakti për Kosovën? Çdo vendim që mund të merret karshi Ukrainës, qoftë për ndarjen e saj apo vazhdimin e luftës, a nënkupton një rrezik edhe për sigurinë e Kosovës?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’, eksperti i sigurisë Bedri Elezi. Ai thotë se, luftimet që zhvillohen mes Ukrainës dhe Rusisë pas ndryshimit të administratës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht pas ardhjes në krye të SHBA-ve, të presidentit Donald Trump, do të ketë një përpjekje në mes presidentit Donald Trump dhe presidentit të Rusisë për të kërkuar ndërprerjë të luftimeve apo për të ulur në tavolinë për të mbyllur çështjet e kërkesës së Rusisë që Ukraina të mos jetë pjesë e NATO-së, dhe në anën tjetër, të ketë një lloj marrëveshje për ҫështjet e kufinjëve, nëse do të kthehet Rusia në kufijtë e saj të mëparshëm apo çfarë do të bëhet edhe me pjesën të cilën e kishte aneksuar në vitin 2014.

Image
Bedri Elezi

“Marrë në konsideratë veprimet që bëhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për politikat të cilat lidhen me sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk është Presidenti ai i cili mund të ndryshojë totalisht rrjedhën e zhvillimeve që kanë karakterin e sigurisë këtij niveli, por që mund të japë kontributin e tij duke pasur parasysh fatin e një marrëdhënie ndryshe që e ka me presidentin e Rusisë.  Ne jemi të bindur që shteti i Amerikës pas gjithë këtij investimi që ka bërë në Luftën e Ukrainës dhe Rusisë, janë të detyruar të respektojnë të gjithë investimin që kanë pa në këtë drejtim për të sjellë demokraci dhe paqe, dhe Putin do të tërhiqet në kufinjtë që i kishte pas vitit 2014 dhe ndoshta do të diskutohet për ndonjë statut që kishte aneksuar Rusia në vitin 2014 dhe njëkohësisht mund të krijohen disa kushte të reja rreth formës se si NATO të organizohet sa i përket çështjes së anëtarësimit të Ukrainës në familjen më të madhe në botën e sigurisë NATO”, thekson Elezi.

Ai thotë tutje se, beson që Presidenti Trump do të inkurajoj Rusinë për çështjen, përplasjet që i kanë mes tyre të konsiderojnë se armiku i përbashkët edhe i Rusisë edhe i SHBA-vë mbetet Kina, si njëri ndër shtetet që po e sundon botën, sa i përket sigurisë ekonomike, pamarrë parasysh zhvillimit që ka.

Sa i përket Kosovës, eksperti Elezi thotë se jemi të vetëdijshëm që, si Departamenti amerikan, ka përcaktuar qartë detyrimet që ka çdo president, ҫdo administratë që vjen atje, në lidhje me shtetet ballkanike për anëtarësimin në familjen e Bashkimit Evropian apo edhe në programet tjera që janë në vazhdimësi mbështetje.

“Ju kujtohet që në administratën Trump Kosova kishte një situatë shumë më të mirë, për shembull, kishte një vendim kur Forca e Sigurisë së Kosovës kaloi në një situatë për të kaluar drejtë ushtrisë së saj, pastaj kishim edhe njohjen e Izraelit. Mund të themi se kishim një aktivitet më intensiv, sesa vetëm politika e demokratëve dhe presidentit Biden. Ne jemi të vetëdijshëm që gjë strategjia e SHBA-ve nuk do të ndryshojë në mënyrë të ashpër, për shkak se ndërrohet administrata, por mund  të ketë programet të cilat do të favorizohen nga ana e Presidentit që do të vijë, Donald Trump”, thotë ai.

Ai thotë se mes Kosovës dhe Serbisë ishte nënshkruar një marrëveshje, e cila kishte për qëllim zhvillime të aspektit ekonomik, e përkatësisht realizimin e disa projekteve të cilat do të sjellin përfitime ekonomike nga Serbia dhe Kosova.

“Marrë parasysh aktin që Serbia ka lëvizur në këtë drejtim, sidomos duke realizuar projektin e autostradës së paqes, e cila është e mbështetur nga burimet financiare të SHBA-së, Kosova nuk ka pasur një progres të tillë, për faktin se, është nën saksione dhe nuk ka pasur një mundësi të mirë më administratën Biden për faktin që nuk kanë marrë në konsideratë rekomandimet e Ambasadës dhe Departamentit amerikan, në lidhje me politikat e SHBA-vë për çështjeve të sigurisë apo mund të themi për çështje të kanë të bëjnë me krimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore e posaçërishme zhvillimin që ka të bëj me Serbinë”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat