Këndvështrim ndryshe në 28 Nëntor, “lajmërohen” nga Presheva/ Ja ‘arsyeja’ tjetër pse shqiptarët përballen në gjykata serbe

Politika

Këndvështrim ndryshe në 28 Nëntor, “lajmërohen” nga Presheva/ Ja ‘arsyeja’ tjetër pse shqiptarët përballen në gjykata serbe

Nga: N.E Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Sot në Shqipëri festohet Dita e Pavarësisë, dita kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë më 28 nëntor të 1912-ës, nga Ismail Qemali.

Shqiptarët sot kujtojnë dhe nderojnë ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin dhe Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Ata anë e mban botës kanë shfytëzuar këtë ditë për urime, bashkim e simbole kuq e zi.

Flamuri kuq e zi ndryshe nga vitet tjera, këtë vit është vendosur edhe në Komunën e Preshevës.

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka vendosur Flamurin Kombëtar në hapësirën e jashtme të objektit.

“Flamuri Kombëtar Shqiptar në zemër të Preshevës”, ka shkruar ajo në videon e publikuar në rrjete sociale.

Në sfond dëgjohet kënga “O ku ka si ti o Shqipëria ime”.

Analisti shqiptar në Preshevë, Refik Hasani, thotë se shqiptarët në atë pjesë diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve.

Sipas tij, shumë qytetarë atje vazhdojnë të përballen nëpër Gjykata Serbe, vetëm pse e kanë përdorur flamurin kombëtar shqiptar.

“Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc dhe vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simboleve Kombëtare. Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojnë të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kanë përdorur flamurin kombëtar shqiptar. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve”, shprehet Hasani.

Image
Refik Hasani

Sipas tij, mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

Ai ka shtuar se shqiptarët diskriminohen edhe në pasivizimin e adresave dhe kjo sipas tij është një pastrim etnik i heshtur.

Mos lejimi i përdorimit të simboleve kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

Krahina shqiptare e mbetur pa drejtësisht nën administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur, është e diskriminuar në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zinxhirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik , mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, etj.”, thekson analisti.

Vendosja e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit dhe lapidari Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë, sipas Hasanit është hequr nga forcat policore ende dhe nuk është kthyer në vend.

“ Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit, dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashëgimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk pranohen diplomat e Republikës së Kosovës. Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha, ky rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm”, përfundon Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat