Pjesëmarrje masive e qytetarëve/ A është ky sinjal i rikthimit të LDK-së?

Politika

Pjesëmarrje masive e qytetarëve/ A është ky sinjal i rikthimit të LDK-së?

Nga: P.Rudi Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Edhe pse ende nuk filluar zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku kanë filluar tubimet elektorale nëpër komuna, ku po prezantojnë planin qeverisës dhe kandidatët për deputetë.

Deri më tani, nëpër tubimet e LDK-së po shihet një pjesëmarrje masovike e qytetarëve të Kosovës, edhe kjo sipas analistëve është sinjal i rikthimit të LDK-së, pas debaklit që pësoi në zgjedhjet e kaluara nacionale, ku mori vetëm 12% të votave.

Së paku, kështu thotë analisti politik, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

"Kam përshtypjen se sa herë ky popull ndjenë pasiguri, paqartësi për të ardhmen e vet, mbështetet te LDK apo e voton këtë subjekt politik", deklaron Haziri.

Sipas tij, krejt kjo vjen pas qeverisjes së dobët nga Albin Kurti.

"Dhe kjo pasiguri që e bënë të paqartë të ardhmen tonë si shoqëri e shtet, është qeverisja e dobët dhe e dëmshme e Kurtit dhe organizatës së tij politike, duke filluar nga prishja e raporteve me aleatët tanë ndërkombëtar, raporte këto që determinojnë edhe vet fatin e shtetit, ekzistencën e tij, pa asnjë njohje ndërkombëtare për shtetin, pa anëtarësime në organizata ndërkombëtare me peshë në skenën politike ndërkombëtare dhe atë të sigurisë, me një mirëqenie sociale tejet fragjile në mungesë të zhvillimit ekonomik, investimeve nga jashtë, investimeve serioze që do të hapnin vende të reja pune dhe që do ta bënin të paarsyeshëm emigrimin vetëm për një vend pune apo për një rrogë solide, me korrupsion dhe krim, që nuk u luftua por vetëm u "mirëmbajte" dhe u vazhdua pak a shumë si në të kaluarën, me shëndetësi dhe arsim që lënë shumë për të dëshiruar, dhe me një mendësi të një pushteti totalitar që përdorë segmente shtetërore, sidomos ato të sigurisë për t'i shantazhuar, e përndjekur të gjithë ata që i ka kurnizuar a shënjuar si armiq të saj", shprehet Haziri.

Më tej, ai thotë se masoviteti në tubimet e LDK-së, është sinjal i rikthimit të kësaj partie në pushtet.

"Dhe nga e gjithë kjo, apo përkundër kësaj, tubimet e LDK-së , që janë aq masive, janë sinjal se kjo shoqëri nuk nënshtrohet lehte, se kjo shoqëri nuk e jap lehtë lirinë e saj, se e ka paguar shtrenjtë, e ka paguar me gjak. Dhe janë sinjal të rikthimit të LDK-së si përgjigje ndaj këtij regjimi arrogant e totalitar. Dhe LDK-ja si partia më e vjetër në vend, e djathtë dhe që ka një përcaktim të dëshmuar perëndimor, duhet ta ketë dhe ta vazhdoj misionin e saj për t'ia kthyer shpresën këtij vendi", nënvizon Haziri.

"Dhe kjo nuk nënkuptohet vetëm nga tubimet numërikisht të mëdha, por edhe nga programi që po e prezantojnë që me aq sa e kam parë dhe studiuar, nuk është prefekt. T'kuptohemi, por është një program që është i bazuar fillimisht në analizë e më pas në ide konkrete dhe përgjigje për situatën aktuale në të cilën gjendet vendit, dhe ka kapacitet që vendit ti jap fillim të mirë në të gjitha sferat e jetës që e karakterizojnë qytetarin e Kosovës, por edhe në rrafshin ndërkombëtar e jep emër e peshë, sidomos në përmirësimin dhe forcimin e raporteve apo marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik", përfundon analisti Nexhat Haziri për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat