“Sulme të reja nga Serbia”/ Eksperti i sigurisë zbërthen deklaratën e Maqedoncit - tregon pse Radoiçiq mund të jetë ende ‘rrezik’ për Kosovën!

Politika

“Sulme të reja nga Serbia”/ Eksperti i sigurisë zbërthen deklaratën e Maqedoncit - tregon pse Radoiçiq mund të jetë ende ‘rrezik’ për Kosovën!

Nga: M.Haziri Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 19:31
Njësia Speciale e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se për sa kohë kryeterroristi Millan Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja ndaj vendit.

Por, Maqedonci siguron se Forca e Sigurisë, mbron territorin dhe qytetarët e Kosovës.

‘’Përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij vazhdon të jetë i lirë. Përderisa nuk ka një llogaridhënie nga Serbia, ne konsiderojmë që mund të ketë [sërish sulme të tilla]. Ne përgatitemi që të ballafaqohemi me çdo rrezik. Jemi të gatshëm që ta mbrojmë territorin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës’’, deklaroi ai.

Kutjojmë që Milan Radoiçiq, është përgjegjësi kryesor për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023, në Banjskë të Zveçanit.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Image
Fatjon Softa

Ai thotë se deklarata e Maqedoncit ka shumë arsyje të fuqishme pasi Radoiçiq mbetët rrezik për trazira të reja.

Deklarata e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Z.Ejup Maqedonci, që sa kohë që kryeterroristi Millan Radoiçiq mbetet i lirë, nuk përjashtohen edhe sulme të reja ndaj vendit.

Radoiçiq është krijesë dhe financim i shtetit serb dhe në funksion të tij dhe rreziku i shfaqjes dhe përballjes strukturave paramilitare me të për trazira është permanent”, u shpreh ai.

Më tej, eksperti i sigurisë përmend arsyet e shqetësimit të Maqedoncit.

Shqetësimi i Maqedoncit mund të ketë disa arsye,

1. Informacione nga shërbimet e brendshme ose partnere

2. Tërheqje vëmendje ndaj Kosovës nga faktori ndërkombëtar.

3. Zgjedhjet e afërta politike për të rritur mbështetjen e elektoratit ndaj forcës politike. Klima nuk favorizon nxitje konfliktesh deri në marrjen e drejtimit të Shtëpisë së Bardhë nga Trump”, përfundoi eksperti i sigurisë, Fatjon Softa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat