“Rama ia bëri me dije Kurtit që mos vijë në Tiranë”, profesori ‘zbulon’ frikën e Ramës ndaj Kurtit

Politika

“Rama ia bëri me dije Kurtit që mos vijë në Tiranë”, profesori ‘zbulon’ frikën e Ramës ndaj Kurtit

Nga: H.O. Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:51
Albin Kurti e Edi Rama me 28 nëntor

Një raport i ‘ftohtë’ në mes të kryeministrave shqiptarë, Albin Kurti e Edi Rama është parë tash e sa kohë. Në takimet, tavolinat e diskutimet e përbashkëta, është parë një distancë ndërmjet tyre.

Kjo ‘ftohje’ raportesh u pa edhe njëherë në festimet e Festës së Pavarsisë, gjatë ditës së djeshme. Në video e publikuara nga pamjet e ceremonisë Kurti u mirëprit nga Presidenti shqiptar, ndërsa nga homologu i tij, u prit ftohtë.

Por kujtojmë se, Rama një tjetër raport më të afërt kishe me Presidentin serb, Aleksandër Vuҫiq, gjë që është konfirmuar në takime të shumta.

Për këto raportë dhe ‘përplasje’ ndërmjet Kurtit e Rames, ka folur profesori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi.

Ai thotë se, bindjet politike e ideologjike në krahasim me dashurinë ndaj kombit, gjuhës, gjakut e flamurit në mes dy kryeministrave shqiptarë, Rama-Kurti janë më të shëmtuara sesa gënjeshtrat, këto bindje të prapshta politike e ideologjike gjatë festës më të madhe kombëtare të "28 Nëntorit' i pamë edhe në Tiranë.

Image
Sulejman Mehazi.

“Ftohjen dhe mosrespektimin e Ramës nikoqir ndaj Kurtit mysafir mund ta krahasojmë me ftohjen armiqësore të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit gjatë dialogut të stërgjatur në Bruksel. Simbolika e injorimit dhe ftohjes së Ramës ndaj Kurtit është e shumanëshme, kjo distancë e largët e kryeministrit, Rama, sikur ia bën me dije kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se nuk i lejohet të vijë në Tiranë për të festuar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, "28 Nëntorin" se Kurti është kryeministër i Kosovës dhe le të festojë Mëvetësinë dhe Pavarësinë e Kosovës që është shpallur më 17 shkurt 2008 e kurrsesi nuk i lejohet të festonte ditën e madhe të Pavarësisë së Shqipërisë, "28 Nëntorin", vlerëson ai.

Poashtu profesor Mehazi thotë se, ana tjetër e ftohjes së Ramës ndaj Kurtit është Ballkani i hapur serb krijuar e themeluar nga vëllait i tij ideologjik, Aleksandar Vuçiqi.

“Simbolika tjetër e ftohjes së, Ramës ndaj Kurtit, është konkurrenca e frikës, se mos ndoshta intelegjenca politike e Albin Kurtit mund të shpërthente kufijtë e Kosovës për të depërtuar brenda Shqipërisë që politikisht të rrezikonte pozicionet e larta shtetërore të Partisë Socialiste të Edi Ramës në Shqipëri. Raporti në mes Ramës dhe Kurtit zgjidhet vetëm nëse kryeministri i Shqipërisë ia kthen shpinën Vuçiqit dhe Ballkanit të hapur serb dhe kthehet në drejtim të vëllait biologjik, të gjakut, gjuhës, kombit, Albin Kurtit dhe Kosovës shqiptare”, thekson profesor Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat