“Kosova nuk ka ku shkon”, profesori: Serbia duhet ta pranojë Asociacionin pa kompetenca dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Politika

“Kosova nuk ka ku shkon”, profesori: Serbia duhet ta pranojë Asociacionin pa kompetenca dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 12:38
Ilustrim

Profesori Muhamet Kelmendi ka thënë se projekti i propozuar nga BE nuk njihet publikisht dhe se është antikushtetues.

Sipas tij, të drejat e minoriteteve janë të garantuara me kushtetutë.

“Projektstatuti i Asociacionit, i paraqitur nga BE-ja në gjerësinë e vetë nuk njihet publikisht. Atë e kanë lexuar vetëm qarqet e larta të shtetit.

Ajo që duhet theksuar këtu është fakti, aq sa dihet, se ky projekt është tërësisht antikushtetues.

Ky përkufizim juridik qëndron në organet që i ka projektstatuti i BE-së dhe në vetë përmbajtjen e vetë që shprehet në kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas Kushtetutës janë të garantuara të drejtat e minoritareve dhe ato më shumë dhe më të gjerë se kudo tjetër për minoritetet në botë.

Kjo sipas BE-së nuk është e mjaftueshme për të kënaqur orekset serbomëdha në Ballkan. BE po krijon kështu një subjekt të ri juridik-politik dhe kushtetues, një Republikë të re serbe në trupin e Kosovës.

Shikuar këtej nuk duhet të ketë Projektstatut për ta dërguar fare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo për faktin se kjo gjykatë është e varur dhe vendimet e saja janë kundërshtuar shumë nga shkenca, institucionet dhe populli.

Lidhur me këtë fletë vendimi i kësaj gjykate me tokën që i dha manastirit të Deçanit. Kjo gjykatë u mbështet atëherë në një urdhëresë të UNMIK-ut dhe iu falën manastirit tokat e deçanasëve, edhe pse faktet flasin tjetër gjë.

Mu kështu pritet edhe për Projektstatutin mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thotë ai.

Sipas tij, BE-së i intereson vetëm qetësia në në Serbi dhe Ballkan.

Tutje, thotë se këtë status shkatërrohet shteti i Kosovës dhe krijohet edhe një shtet serb që dëmton për vdekje paqen në Evropën Juglindore dhe vetë shtetin e Kosovës.

“BE-së i intereson qetësia serbe në Serbi dhe në Ballkan. Me këtë Republikë serbe në Kosovë mendohet në Bruksel dhe në Uashington se qetësohet racizmi cinik serb dhe largohet Serbia nga Rusia.

Ky është një iluzion fantastik i BE-së dhe i Uashingtonit.

Me këtë status shkatërrohet shteti i Kosovës dhe krijohet edhe një shtet serb që dëmton për vdekje paqen në Evropën Juglindore dhe vetë shtetin e Kosovës.

Kosova nuk ka ku shkon.

Serbia duhet ta pranojë Asociacionin pa kompetenca dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në të kundërtën fare nuk duhet organizuar Asociacionin.

Duhet futur reciprociteti në marrëdhënie me Serbinë.

Serbia e dinë se ka shqiptar në Serbi dhe Sanxhaku që kërkojnë të njëjtat të drejta. Por këto të drejta refuzohen nga shovenizmi serbomadh me klikën e racistit Vuçiq.

BE dhe Vashingtoni i kanq lënë nën mëshirën serbomadhe edhe shqiptarët e Sanxhakut.

Populli i këtyre anëve po e humb territorin dhe gjuhën, kulturën e vetë. U janë mohuar të gjitha të drejtat.

Asociacioni serb kërkohet të ndërtohet nga Kosova në bazë të përvojës që është bërë nga një Asociacion ekzistues i komunave në Kosovë. Asnjë statut tjetër nuk i duhet Kosovës. Kosova ka përvojë dhe dinë të organizon çdo subjekt që mbron të drejtat e minoriteteve. Këtej nuk duhet bërë lëshime”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat