Burjani për zgjedhjet e reja: Vetëvendosje 35%, LDK 23% dhe PDK 20%

Politika

Burjani për zgjedhjet e reja: Vetëvendosje 35%, LDK 23% dhe PDK 20%

Nga: H.O. Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 20:43
Blerim Burjani

Zgjedhjet e reja parlamentare po afrohen dhe përfundimi i mandatit të Qeverisë Kurti poashtu. Kryeministri Albin Kurti arriti ta përfundoj mandatin e plotë qeverisës dhe të shpallen zgjedhje të reja.

Mirëpo, meqë nuk kemi një shkak që mandati të përfundonte para kohës, a do të ketë vullnet më të madh të qytetarëve për të votuar në zgjedhjet e reja?

Lidhur me këtë ҫështje, ka folur profesori dhe juristi Blerim Burjani. Ai thekson se pret ndryshime të mëdha në zgjedhjet e reja dhe se qytetarët nuk do të kenë entuziazmin e njëjtë për të votuar.

“Zhgënjimi duket në rritje e jo në ndalje për këtë mandatin katër vjeҫar, se besoj se do të ketë as entuziazëm e as vullnet për të përsërit një mandate të njëjtë 50+1. Pres rritje të LDK-së deri në 23%, të PDK-së deri në 20% dhe Vetëvendosje mund të merr 35%”, vlerëson ai.

Ai thotë poashtu se, pret që interesimi për zgjedhjet të reduktohet 7-10% brenda Kosovës.

“E vërteta është se ka ra shumë arsyeje për të votuar, dëshpërim mbi dëshpërim, Vetëvendosja është ditë që nuk ka kurrëfarë kapacitete për të mbajtë shtetin në këmbë e ta konsolidoj e zhvilloj ekonomikisht e jo veq sa për sy e faqe të qeverisë me shtetin”, thekson profesor Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat