“Përcillni edhe Radoiçiqat që veç flasin shqip” - Veprimtari shqiptaro-amerikan reagon ashpër pas sulmit terrorist serb në “Ibër-Lepenc”

Politika

“Përcillni edhe Radoiçiqat që veç flasin shqip” - Veprimtari shqiptaro-amerikan reagon ashpër pas sulmit terrorist serb në “Ibër-Lepenc”

Nga: M.Lakna Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 08:38
Pamje pas sulmit terrorist serb në “Ibër-Lepenc”

Veprimtari shqiptaro-amerikan, Hafiz Shala, në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka reaguar ashpër ndaj shpërthimit të qëllimshëm në kanalet e ujësjellësit të "Ibër Lepencit," duke e cilësuar këtë akt si një veprim diverzanto-terrorist të sponsorizuar nga Serbia.

Ai theksoi se ky akt është një paralajmerim edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare, që Serbia, si një shtet që mbështet terrorizmin, nuk duhet të tolerohet me.

Shala vuri në dukje se Serbia ka dokumentacion të detajuar që lidhet me veprimtaritë e grupeve terroriste serbe në veri të Kosovës, duke përmendur se ato ishin të përfshira në organizimin e sigurisë dhe mbajtjen nën kontroll të infrastrukturës strategjike, si penda e Liqenit të Ujmanit, që është një pikë kyçe për sigurinë e rajonit.

Image
Hafiz Shala

“Akti diverzanto-terrorist i sponzorizuar nga Serbia, është sinjal edhe për Bashkësinë Ndërkombëtar që fqinji ynë terrorist, mos të tolerohet-ledhatohet.

 Serbia i ka të gjitha dokumentet me detaje të përgjithshme me të cilat janë shërbyer grupet terroriste kur ato e , mbanin nën kontroll veriun prandaj duke e organizuar sigurimin e pendës së Liqenit të Ujmanit dhe objektet tjera përcjellëse infrastrukturore, siç e kuptova nga deklarata e Kryeministrit së masat e sigurisë tani i kanë nën kontroll njësitëtona të sigurisë. Këtu, fjala është për ruajtjen e pendës së Liqenit të Ujmanit si pika me e rrezikshme e vërshimit të Mitrovicës dhe qyteteve për rreth. Besoj që ende është në kujtesë kur gjatë luftës në Bosnje kur, një qytetar boshnjak kërcënonte publikisht duke mbajtur eksploziv për ta shkatërruar pendën në lumin Drina të cilin Alia Izetbegoviqi personalisht u lidhe direkt duke e lutur që mos ta ndërmerr një veprim të tillë për të mos shkaktuar katastrofë”, theksoi ai.

Tutje, Shala ka lavdëruar Kryeministrin për veprimet e tij për të adresuar këtë kërcënim, duke theksuar rëndësinë e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe krijimin e Këshillit të Emergjencës për të analizuar dhe marrë masa konkrete për këtë rast.

Po ashtu, Shala theksoi se mbeturinat e grupeve terroriste, të drejtuara nga Millan Radojqiq, një figurë e njohur për lidhjet e tij me grupe kriminale, janë ende aktive dhe se Serbia i mbështet ato, duke i lejuar të shëtitin lirshëm.

“Kryeministri është duke ndërmarr veprime të duhura rreth këtij akti diverzanto-terrorist duke e mbajtur mbledhjen e Këshillit për Siguri kombëtar për të analizuar përmes informatave të sakta e profesionale dhe në bazë të tyre të ndërmarr hapa konkret duke e themeluar Këshillin e Emergjencës për rastin konkret dhe të tjerave të mundshme.

Këto veprime na bëjnë me dije së, mbeturinat e grupeve terroriste të dirigjuara atëherë por edhe sot nga terroristi Millan Radojqiq i cili ende shëtitet lirshëm në Serbi i përkrahur nga shteti terrorist serb”, nënvizoi ai.

Gjithashtu ai kritikoi disa “bashkëpunëtorë shqiptarë” që po e akuzojnë Qeverinë për përfitime politike për zgjedhje, duke u rreshtuar kështu në anën e armikut.

“Fatkeqësisht, nuk duhet të harrohen edhe bashkëpunëtorët tij shqipfolës të cilët, me akuza për ta fajasuar Qeverinë e për të fituar poena politike për zgjedhjet e ardhshme, nuk hezitojnë që të rreshtohen në anën e armikut. Arsyeja, se do të zbulohen skandalet e të gjitha llojeve si të bizneseve për pasurime enorme, edhe atyre anti shtetërore. Kryeministër, krahas vëzhgimit permanent ndaj grupeve terroriste serbe, përmes AKI-së përcillni edhe Radoiçiqat që veç gërvallen shqip”, potencoi ai.

Shala kërkoi që, përveç vëzhgimit të grupeve terroriste serbe, Qeveria të jetë me e angazhuar në sigurimin e objekteve strategjike si Liqeni i Ujmanit, duke propozuar përdorimin e masave ekstreme në rastet e dyshimta, përfshirë përdorimin e forcës pa paralajmerim.

“Ndoshta, nuk do të ishte jashtë logjike që, në pajtim me KFOR-in, disa objekte vitale siç është Liqeni i Ujmanit dhe ifrastruktura përcjellëse, të sigurohen nga Forca e Sigurisë me detyra dhe objekte konkrete, duke organizuar edhe të ashtuquajtura “roje të vdekjes” të cilët, në raste të dyshimta, të qëllohen pa paralajmerim. Paraprakisht, popullata duhet të njoftohet publikisht por edhe me shenja të nevojshme së, çdo paraqitje në menyrë të pa autorizuar dhe leje të posaçme afër këtyre objekteve, nuk do të kursehen.

Ky akt, mund të nënkuptojë edhe mundësinë e ndonjë veprimi të radhes me serioz me qellim të krijimit të një paniku, frike dhe çrregullimeve psikike. Duke ia shtuar kësaj, edhe gënjeshtrat, propagandat dhe akuzat të cilat, për qellim kryesor e kanë të, pengohet, dobësohet dhe kufizohet fuqia e veprimit të qeverisë për ta shpallur të pa aftë, duke harruar se, që nga çlirimi e deri sot, sovraniteti në pjesën veriore kurrë nuk ka qenë i është shtrirë.

Të krijosh përçarje, dezinformata, shpifje me akuza të cilat vetem Serbia mund t’i ndermarrë në këto rrethana të jashtzakonshme, nuk është asgjë me pak së, ky akt i cili u ndërmor mbrëmë”, u shpreh veprimtari.

Shala shprehu skepticizmin për angazhimin e Bashkësisë Ndërkombëtare dhe kritikoi politikat gjeostrategjike që kanë toleruar Serbinë për të mbajtur një ndikim të vazhdueshëm në rajon.

“Nëse Bashkësia Ndërkombëtare për interesa gjeo-strategjika e toleruan, ledhatuan duke e trimeruar atë me shpresë që ta largojë nga orbita ruse, tani, një pjesë e fajit qëndron edhe mbi politika e juaja, ani pse edhe ndoshta qëllimmira të cilat u treguan dështuese. Tani, nëse doni të keni një qetësi në Ballkanin fragjil gjithnjë për fajin e Serbisë, duhet urgjentisht të merrni hapa konkret: duke e ndaluar Serbinë të sponzorizoj aktet terroriste dhe, duke ia hequr masat-sanksionet ndaj Dardanisë. Me në fund mendoj se e keni të qartë së, themelimin e Asociacionit e kërkon Serbia e jo serbët lokalë me qellim të mbajtjes së Dardanisë përjetësisht të destabilizuar.

Zotëri, me këto kushte të cilat Serbia apriori i kërkon, kjo pjesë e Ballkanit gjithnjë do të jetë vatër krize me shpërthim potencial sipas nevojave të Serbisë”, bëri me dije Shala.

Në fund, ai theksoi nevojën për të marrë masa urgjente kundër sponsorizimit të terrorizmit nga Serbia, dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës. Shala gjithashtu nënvizoi se, për të garantuar paqen, Dardania (Kosova) duhet të jetë e gatshme për luftë dhe të investojë në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake, duke kërkuar marrëdhenie të barabarta me ndërkombëtarët dhe një

“Unë, nuk iu besoj shume garancioneve ndërkombëtare duke iu referuar rastit të Ukrainës e cila përjetoi agresion të paparë me pasoja fatale për popullin dhe integritetin e saj.

Republika e Dardanisë, për të siguruar paqe, sipas asaj se, duhesh të përegatitesh për luftë, që i bie, investime në ushtri dhe kapacitetet e sajë.

Marrëdhenie të mira me ndërkombëtarët por në baza të mirëkuptimi dhe trajtimit të barabartë karshi fqinjit tonë agresor, Serbisë”, përfundoi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat