Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai thotë se Serbia nuk është fare e interesuar për dialog e as për përmirësimin e pozitës sociale të serbëve në veri.
Maxharraj thotë se, Serbia ka për qëllim veriun e Kosovës, dhe jo serbët atje.
“Katrahura rreth ndarjes së Kosovës, shkoi edhe në Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenellit dhe ishte gati çdo gjë t’i jepet Serbisë, por dikush i ra zilës dhe u turbullu qielli, erdhën fortuna dhe stuhi të forta të cilat e detyruan një avion që të kthehet e mos të shkojë atje, dhe kështu shpëtoi Kosova”, thotë Maxharraj.
Profesori përmend edhe Arbitrazhin që ndodhi në GJND që sipas tij, e ka vënë Kosovën në pozitën e njëjtë sikur Asociacioni.
Ai pohon se Arbitrazhi është antikushtetues i paparaparë me asnjë ligjë e as me Kushtetutën e Kosovës i cili e cenon drejtëpërdrejt sovranitetin e Kosovës.
“Arbitrazhi si i tillë është antikushtetues të futet në këtë draft-statut i cili Asociacionin e nxjerrë si palë të posaçme karshi shtetit të Kosovës, jo vetëm që duhet por sipas të gjithë analistëve nuk guxon të figurojë në tekstin final të këtij drafti, këtë duhet ta heq edhe Kushtetuesja kur drafti t’i kalon asaj”, thotë ai.
Ai përmend edhe ekspertin e njohur amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe profesorin në Universitetin amerikan Johns Hopkins, Daniel Server i cili qëndron gjithëherë në ballë të analizave për Kosovën.
Sipas tij, Server lidhur me draft-statutin për Asoiacionin që Kosovës ia shkruan të tjerët, ka theksuar se Asociacioni nuk po del sipas kushtetutës së Kosovës.
“Po, pse, sepse Server nuk bazohet në dëshirat e polikanëve ndërkombëtar të cilët dëshirojnë “lavdishëm” ta kryejn punën e tyre. Daniel Server si një njohës i thellë i çështjeve dhe problemeve me të cilat ballafaqohet Ballkani perëndimor e në veçanti Kosova në këto vitet e fundit i bëri një analizë të thuket këtij draft-statuti ku tha se përmbajtja e draft-statusit është fortë e ndërlikuar dhe se ekziston “mundesia e pranimit të kompetencave ekzekutive në fushat e përgjegjësive komunale tashmë ekzistuese për serbët e Kosovës”. Pastaj Server vazhdon se ai e ka parë shumë problematike, (pos arbitrazhit dhe Rezolutes 1244 të KS të OKB) edhe aspektin e mbështetjës finaciare nga Qeveria e Serbisë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe pa u sqaruar fare se ai financim duhet të rrjedhë përmes qeverisë së Kosovës, e jo drejtpërdrejtë nga qeveria e Serbisë siç theksohet në draft-statut, duke theksuar se kjo ka të bëjë me kompetencat ekzekutive që përfshihen në këtë mekanizem”, pohon ai.
Sipas tij, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të miratojë vendime, deklarata, rregullore dhe udhëzime.
“Kjo dispozitë, thekson Server, parasheh qartë kompetenca ekzekutive. Qeveria e Serbisë përmes Asociacionit mund të ndihmojë shërbime në sferën e arsimore, shëndetësore, por gjithënjë duhet të kalojë përmes qeverisë së Kosovës, e jo veçmas e ndarë nga sistemi arsimor, shëndetësor të Kosovës, në të kundërten këto segmente janë jashtë ligjeve të Kosovës me kompetenca ekzekutive, thekson Server më plotë të drejtë”, përfundon profesori Binak Maxharraj.