Shpërthimi në Ibër-Lepenc, eksperti vjen me një thirrje - kërkon që hetimi të bëhet bashkë me…

Politika

Shpërthimi në Ibër-Lepenc, eksperti vjen me një thirrje - kërkon që hetimi të bëhet bashkë me…

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 22:38
Pamje nga vendi ku ndodhi sulmi në Ibër-Lepenc

Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

Nuk pati viktima, por kanali ka pësuar dëme, kurse banorë nga Mitrovica nuk kanë pasur ujë për gati 24 orë pas shpërthimit.

Ky është cilësuar si një sulm terrorist, e që dyshimet janë që Serbia e ka planifikuar dhe përgatitur një gjë të tillë.

Ka pasur sreagime të shumta, pas këtij sulmi, ku ndërkombëtarët e mbështetën Kosovën dhe dënuan ashpër këtë sulm.

Në lidhje me këtë rast dhe hetimet e tij, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj.

Si fillim, ai u shpreh se duhet të ketë bashkëpunim në hetime mes bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, përmes këtij bashkëpunimi mund të kenë një plan për sigurinë dhe gjetjen e personave që kanë kryer veprën.

Image
Hysen Gecaj.

“Mendoj që hetimi më së miri do të ishte të bëhej edhe me bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sepse edhe ashtu këtu kemi prezent forca të bashkësisë ndërkombëtare, siç është EULEX-i, është KFOR-i, po pse mos të vijnë edhe ekspertë të tjerë dhe të bëjnë ekspertizat e tyre në të cilat ata tani kanë përvojë shumë të mirë në këtë drejtim, ku dhe bashkërisht të punojnë në planin e sigurisë edhe gjetjes së akterëve të këtyre veprave”.

Gjithashtu, Gecaj tha se ky është një moment që duhet shfrytëzuar për një përafrim me SHBA-në dhe BE-në.

Në kët pikë, kërkoi që ky sulm të mos shfrytëzohet nga partitë politike për vëmendje, por të fokusohen në çështjet reale që kanë ndodh teren.

“Por, po ashtu është tepër me rëndësi që në aspektin politik të shfrytëzohet momenti për një përafrim me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian, për shkak se është kriju një hendek mes nesh, po them edhe atyre dhe ky është një moment ku duhet të reflektojmë të gjithë sepse shihet qartë që kohët e fundit politikanët tanë në këtë aspekt e kanë pas humbë pak orientimin dhe në njëfarë forme kanë pas kriju një hendek me bashkësinë ndërkombëtare

Dhe, tani që jemi në këtë fazë, kur presin zgjedhje të reja, është tepër me rëndësi që politikanët tonë mos të fokusohen rreth tërheqjes së vëmendjes së qytetarëve për punën e tyre që e bëjnë. Dhe në këtë mënyrë, lirisht mund të them edhe ta keqpërdorin këtë rast që ka ndodh në veri, po thjesht të fokusohen tek çështjet reale që kanë ndodh terren dhe tek ato çështje të cilat mund t'i sanojnë dhe të cilat janë shkaktu në kuptimin politik te bashkësia ndërkombëtare”, vlerësoi ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë shtoi se KFOR do t’i kryejë detyrat e saj në lidhje me këtë ngjarje, por që kërkoi vigjilencë e përkushtim edhe nga Kosova.

“Vetëm në këtë moment, edhe në këto raste, atëherë për neve do të dukej një perspektivë më e mirë, më e ndritshme dhe më e sigurt, ndonëse jam i sigurt që bashkësia ndërkombëtare në këtë rast përmes NATO-s me misionin e saj i KFOR në Kosovë, do t'i kryejë detyrat e veta në kuptimin e sigurisë e integritetit territorial të Kosovës dhe do t'i kryejë ato obligime që i ka marrë përsipër. Por, kjo nuk do të thotë që na tash do të duhej të jemi komod dhe të merremi me çështjet tona me interesa të ngushta grupore ose partiake, në mënyrë që të përfitojmë nga ky moment dhe bashkësia ndërkombëtare ta kryejë punën e vet në tjetër anë. Sepse një veprim i tillë do të ishte një sinjal joserioziteti i institucioneve të Kosovës”, përmbylli Hysen Gecaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat