Sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, sulmi qe ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit javën e kaluar në veri të Kosovës, është i përgatitur nga Serbia.
"Veprimet dhe sulmi i të së Premtes së kaluar, ishte i përgatitur në aspektin profesional dhe padyshim i mbështetur nga Beogradi zyrtar përmes formës Proxy duke përgatitur gjithë këtë ngjarje në formën që të mos diktohet nga mekanizimi i sigurisë vendore", thotë Shala për "Bota sot.
Siç thotë Shala, Serbia në vazhdimësi ka investuar tek grupet kriminale serbe në veri të Kosovës.
"Por një gjë e tillë tani me është ndryshe për arsye që strukturat e sigurisë kanë vepruar pas rastit duke rritur numrin e pjesëtarëve të saj ne terren dhe për të sjellur një frymë sigurie për gjithë qytetarët e vendit. Serbia përgjatë viteve që kemi lan pas ka investuar ne veri të vendit dhe ne grupet e saja që pikërisht ne situata të tilla të vihen në funksion dhe lëvizje këto grupe që marrin direktiva të caktuar për të kryer veprime terroriste dhe diversantë mbi territorin e Kosovës", shton Shala.
Shala thotë se skenari i njëjtë si në Ukrainë, u përdor edhe në Kosovë.
"Armatimi i gjetur në pikat kyqe nuk është asgjë me shumë apo me pak i asaj që kemi pas rastin të shohim në sulmin e Banjskes nga ky formacion ushtarak që për mua janë edhe element të kontraktoreve privat ushtarak që metodologjia e tyre është ajo e përdorur në Ukrainë nga ana e Ruse dhe elementeve të saj", thekson Shala.
"Organet e rendit dhe ato të sigurisë kanë vepruar dhe janë duke analizu dhe hetu në çdo detaj gjithë këtë ngjarje dhe mbi këto do t’i rritin veprimet e tyre në terren për të ofruar siç e theksove sigurinë për qytetarët dhe shtetin e Kosovës", shpjegon eksperti Shala.
Më tej, Shala nuk i përjashton aksionet e ngjashme të Serbisë në Kosovë.
"Pra Serbia përmes formës Hibrde duke përdorur elementin Proxy do të tentojë tutje që të bej veprime diverzante në infrastrukturën jetike madje mund të ndryshoj edhe rrjedhën e veprimit në rast se nuk e sheh ndryshimet e kërkuara në terren", thekon Shala.
"Konfrontim direkt në këtë periudhë nuk do të shohim nga këto formacione në kuadër të zonës gray që operojnë në sistemin e sigurisë se Serbisë por më shumë do të duhej të jemi të përgatitur për opsione të tilla siç i kemi parë në rastin e kanalit të Ibër Lepencit".
Për fund, eksperti Shala ka një thirrje urgjente për institucionet e Kosovës.
"Kosova duhet që urgjent të themelojë një mekanizëm të ri sigurisë që trajton këto segmente tepër të rëndësishme për vendin duke arritur që përmes masave preventive të parandalohen duke inkuadruar edhe disa ndryshime ligjore të tjera që e atakojnë sigurinë private si element tejet të rëndësishëm për vendin dhe ky mekanizëm mund të hetojë 24/7 çdo ndryshim eventual në perimetrin e veprimit", përfundon për "Bota sot" eksperti i sigurisë, Drizan Shala.