Ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, ka filluar një sulm i koordinuar kundër AKI-së nga opozita dhe siç i quan ai mercenarët, analistët politik dhe mediat e oligarkëve të krimit të organizuar dhe korrupsioni.
Miftari thotë se këto janë sulme kundër shtetit të Kosovës dhe kundër sigurisë territoriale të Kosovës.
Sipas tij, kjo po tregon se opozita është në panikë dhe ka frikë, pasi po iu humbë kontrolli i tyre nga AKI-së që e kishin nën kontrollë që nga pas lufta.
“Nuk keni pa as dëgjuar akoma asgjë nga pas lufta, SHIK dhe AKI janë përdorur nga PDK-ja vetëm për eliminimin dhe etiketimin e kundërshtarëve politikë. Serbia dhe shërbimet armiqësore të Kosovës nuk kishin target zyrtarë të SHIK dhe AKI-së. Paramendoni AKI është keqpërdor si një firmë private për të ruajtur oligarkët e korrupsionint dhe pushtetit, për t’i mbrojtur dhe paralajmëruar dilerët e drogës nga ligji, pra AKI është keqpërdor edhe kundër dëshmitarëve të Gjykatës Speciale dhe krimit, si dhe për sigurinë fizike të oligarkut të bixhozit dhe kazionve nga Shqipëria Vis Martinit, tani një kohë i zhdukur...”, thotë Miftari.
Miftari tutje kërkon nga Qeveria e cila sipas tij, deri tani nuk arriti që t’i pastrojë Gjykatat, Policinë, Prokuorinë, AKI-në dhe institucionet tjera nga krimi dhe mafia, që ta bëjnë këtë.
“Paramendoni po të kishin pas mbi 50% të votave PDK, AAK ose LDK se çka do të bënin me pushtetin...”, përfundon Naim Miftari.