Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me dy anëtarë të Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, si dhe me kryeministrin e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, të premten.
Gjatë vizitës në Sarajevë, ai zhvilloi takime të ndara në Presidencën e Bosnjës me anëtarin kroat, Zhelko Komshiq dhe atë boshnjak, Denis Beqiroviq
Ai nuk kurseu asnjë ofendim e spekulim.
Dodik ndër tjera në deklaratën e tij tha se ardhja e Kurtit “do t’i komplikojë ndjeshëm gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë”.
Dhe sërish vlen të kujtojmë se Albin Kurti nuk është ftuar nga një kanton, entitet apo institucion shtetëror, por nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar Spartak Ngjela.
Ai thotë se sllavët e Jugut janë në një trysni shpirtërore se po u bie poshtë e gjithë historia kriminale si pushtues dhe vrasës të shqiptarëve në një kohë të gjatë.
Ndër të tjera avokati thekson që forca arbërore po i kalon shumë parashikimet e tyre.
“Po, kuptohet se sllavët e Jugut janë në një trysni shpirtërore se po u bie poshtë e gjithë historia kriminale si pushtues dhe vrasës të shqiptarëve në një kohë të gjatë. Por tani, si vrasës historikë që janë, e ndiejnë që forca arbërore po i kalon shumë parashikimet e tyre. Dhe po i varros në pikëllim pavarësia e Kosovës”, u shpreh ai.
Avokati më tej, thekson që aleanca shqiptari Amerikë kuptohet se është forcë kundër Rusisë, dhe kjo i ka shqetësuar deri në marrëzitë që po bëjnë.
“Por dhe e ardhja e afërt e shqiptarisë në Gadushullin Ilirik. Aleanca shqiptari Amerikë kuptohet se është forcë kundër Rusisë, dhe kjo i ka shqetësuar deri në marrëzitë që po bëjnë. Suksesi historik i shqiptarisë është i sigurt”, përfundoi Ngjela për “Bota sot”.