Takimi i 17 dhjetorit/ Deputeti nga LVV flet për pritshmëritë e dialogut – ka këtë porosi për Serbinë!

Politika

Takimi i 17 dhjetorit/ Deputeti nga LVV flet për pritshmëritë e dialogut – ka këtë porosi për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 8 dhjetor 2024 Në ora: 21:43
Petar Petkoviq, Miroslav Lajçak dhe Besnik Bislimi

Takimi i ri në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është caktuar për më 17 dhjetor në Bruksel, ka konfirmuar Bashkimi Evropian.

Në atë takim, përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, do të bisedojë me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Zv.kryeministri Bislimi në një intervistë tha se nuk pret rezultate nga takimi i 17 dhjetorit.

E në lidhje me situatën momentale që është Kosova dhe prishmëritë nga ky takim i radhës në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Milazim Salijaj.

Ai thotë se Kosova ka qenë e përcjellur me një mori ngjarjesh mirëpo ka arritur që me punën dhe përgjegjësinë e saj të ketë një situatë në kontroll.

Image
Milazim Salijaj

Është e vërtetë që vendi ka qenë i përcjellë me zhvillime të shumta dhe të  rëndësishme, në mesin e të cilave edhe sulmi terrorist në Banjskë e tani edhe ky në kanalin e ujit Ibër - Lepenc dhe përkundër këtyre zhvillimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë, për ta destabilizuar Kosovën nëpërmjet të akteve terroriste, situata politike në Kosovë vazhdon të jetë e mire”, u shpreh ai.

Ndërsa sa i përket prishtmërive deputeti thotë që Serbia nuk është e gatshme për Marrëveshje.

Sipas tij, rezultate pozitive nuk mund të kemi derisa Serbia vazhdon të sillet ndaj Kosovës me veprime të tilla destabilizuese e sulme terroriste.

Edhe shumë takime do të ndodhin sikurse edhe takimi i radhës më 17 dhjetor dhe as që presim të ketë rezultate pozitive, derisa Serbia vazhdon të sillet ndaj Kosovës me veprime të tilla destabilizuese e sulme terroriste.

Derisa Serbia nuk është e gatshme ta njohë realitetin e ri të krijuar më 12 qershor 1999 dhe 17 shkurt 2008, po aq larg do të jetë edhe marrëveshja në mes të dy palëve”, përfundoi deputeti Salijaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat