Pas vizitës së Kurtit në Sarajevë, paralajmërohet fundi politik i Dodik-ut, vjen një porosi edhe për Vuçiqin dhe vartësit e tij!

Politika

Pas vizitës së Kurtit në Sarajevë, paralajmërohet fundi politik i Dodik-ut, vjen një porosi edhe për Vuçiqin dhe vartësit e tij!

Nga: M.Haziri Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 12:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Sarajevë

Vizita e kryeministrit Kurti në Sarajevë arriti të ngjallë reagime në Serbi.

Ishte Millorad Dodik, ai i cili në disa deklarata u shpreh kërcënues për Kurtin dhe vizitën e tij në Sarajevë.

Ai tha se gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë do të komplikohen ndjeshëm “nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti vjen në Sarajevë” dhe përsëriti se faktori serb në Bosnje dhe Hercegovinë nuk e lejon dhe nuk do ta lejojë njohjen e Kosovës.

Mirëpo, pavarësisht kësaj deklarate me paralajmërim, kryeministri Kurti vizitoi Bosnjën duke mos u merr aspak më kërcënimet e Dodik.

Ndër të tjera kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Sarajevë ka dhënë një intervistë për mediat boshnjake.

Ai ka folur për nervozizmin në Republikën Serbe për shkak të vizitës së tij, duke thënë se është Serbia ajo e cila së bashku me Moskën mban peng gjithë Ballkanin.

Ai ka theksuar se problemet që ekzistojnë në rajon dhe BeH janë shkaktuar nga regjimet e Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik – dy satelitëve të Rusisë.

E në lidhje me këtë situatë të krijuar në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Arben Dashevci.

Ai thotë se Dodik paraqet destabilizim për Ballkanin në sigurinë e rajonit pasi i njëjti është edhe i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i thesarit.

Image
Arben Dashevci

Sipas tij, nervozizmi i tij u dukë i kotë sepse nuk u morën për bazë fare nga presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës me atë se çka tha dhe se kjo tregon dobësinë dhe fundin e tij politik.

Në aspektin e sigurisë Millorad Dodik paraqet destabilizim për rajonin e Ballkanit mendoj unë.

Është i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i thesarit.

Një person me retorik dhe mendësi të viteve të 90-ta.

Ai pothuajse në çdo prononcim të tij kërcënon haptazi me shkëputje nga Bosnja dhe Hercegovina, pra ky është Dodik dhe ka mbetur gati i fundit në rajon me mendësinë e viteve 90-ta,vite të përgjakshme në Ballkan.

Nervozizmi i tij u dukë i kotë dhe ishte si i tillë, sepse nuk u morën për bazë fare nga presidenca e Bosnjë dhe Hercegovinës me atë se çka tha.

Kjo tregon dobësinë dhe fundin e tij politik mendoj unë”, u shpreh Dashevci.

Më tej, eksperti i sigurisë thekson që me ardhjen e Trump dhe Kallas, Serbia duhet të përballet me sanksione për destabilizim të Kosovës dhe rajonit.

Duke vazhduar më tej bisedën ai nënvizon që është koha që bashkësia ndërkombëtare ta merr seriozisht dhe të reagoj më ashpër që destabilizuesit e rajonit të Ballkanit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Dodik është përkrahës i hapur i Moskës dhe politikës Ruse atje, satelitë i Rusisë në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Por ky dhe establishmenti politik në Serbi me ardhjen e qeverisë Trump 2 dhe gjithashtu me ardhjen e Zonjës Kallas nga BE duhet të përballen me sanksione dhe të përgjigjen për destabilizimin e rajonit dhe Republikës së Kosovës.

Fatkeqësisht që të dy janë ende në vitet e 90 ta me mendësi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të reagoj me sanksione për Dodik dhe establishmentin politik në Serbi, sepse janë satelitët e Rusisë në Ballkan. Është koha që bashkësia ndërkombëtare ta merr seriozisht dhe të reagoj më ashpër qê destabilizuesit e rajonit të Ballkanit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Qëndroj optimist se me ardhjen e Trump 2 dhe Zonjës Kallas nga BE, nuk do të tolerohen më as retorikat e Vuçiq, Vullin ose Dodik, reagimet mendoj unë do të jenë të ashpra dhe në praktik, pra me sanksione”, përfundoi Dashevci për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat