“Edi para se të jetë shqiptar është evropian dhe…”, publicisti “zbulon” pse Rama s’përdori termin terrorizëm/ Ja ngjashmëria me Vuçiqin

Politika

“Edi para se të jetë shqiptar është evropian dhe…”, publicisti “zbulon” pse Rama s’përdori termin terrorizëm/ Ja ngjashmëria me Vuçiqin

Nga: N.E Më: 9 dhjetor 2024 Në ora: 21:17
Edi Rama- Aleksander Vuçiq- Albin Kurti

Sulmi i 29 nëntorit vazhdon të dënohet. Të hënën, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka dënua sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri, derisa theksoi se të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë.

Anëtari i Parlamentit Evropian, në konferencën për media të hënën në Prishtinë, ka thënë se Kosova ka bërë përparim në disa prej reformave të nisura.

Ai paralajmëroi se gjatë qëndrimit në Kosovë do të vizitojë edhe veriun e vendit.

Ndaj, sulmit të ndodhur në mbrëmjen e 29 nëntorit, ku si pasojë e shpërthimit në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, është dëmtuar kanali i ujit të Ibër- Lepencit, kanë reaguar ndërkombëtarët menjëherë, duke e dënuar dhe duke kërkuar zbardhjen e rastit.

Një reagim nuk ka nguruar të ketë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e kishte quajtur këtë akt të sabotazhit mbi insfrastrukturën kritike dhe si një krim të rëndë që cënon jetën e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, sulmi godet edhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tone.

“Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë Rama.

Ai i kishte bërë thirrje BE-së që të heq sanksionet ndaj Kosovës dhe të riorganizoi formatin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së”, ka shkruar Edi Rama në rrjete sociale”, është shprehur kreu i qeverisë së Shqipërisë.

Publicisti Fadil Lepaja, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka komentuar reagimin e Ramës.

Sipas tij, Rama para se të jetë shqiptar është evropian dhe socialist.

"Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e quajti shpërthimin një "sulm kriminal dhe terrorist" nga Serbia, duke thënë se synonte të dëmtonte infrastrukturën më të rëndësishme të vendit, ndërkohë që Ministri i Brendshëm Xhelal Svecla e cilësoi njëjtë. Por, një emërtim tjetër e patën zyrtarët evropianë, më saktë përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, që e quajti sabotazh. Edi Rama e “huazoi” termin sapotazh”. Pra, Edi para se të jetë shqiptar ëshë evropian dhe socialisht. Të jesh evropian është edhe përcaktim. Edi është evropian edhe kur shpallë shtetin bektashi në Tiranë, kur përuron xhaminë shumëmilionëshe po ashtu në Tiranë, apo kur mbledh shqiptarët nëpër metropole evropiane për ‘ti bindur vendet mike se ne jemi më evropian se ata”, thotë Lepaja.

Image
Publicisti Fadil Lepaja

Sipas tij, Rama i ka ikur termit terrorizëm dhe pozita e tij është mirë me Kosovën, e mirë me Serbinë, sikurse me Turqinë edhe me Greqinë.

Ai madje e konsideron pozitën e tij, të ngjashme me atë të Vuçiçit në raport me perëndimin dhe Rusinë.

“Edi, pra e dënoi sabotazhin, duke i ikur termit terrorizëm dhe foli për pasojat e këtij akti për marrëdhëniet në regjion. Pozita e Edit, mirë me Kosovën, e mirë me Serbinë, sikurse me Turqinë edhe me Greqinë (pra si do të thoshte Davutogllu, “zero armiqësi me fqinjët”), mbase shpreson ta bëjë (krye)kandidat për ndërmjetësues në biseda (për territore) të cilat mund të rihapen në prapavijë.

Kjo pozitë është e ngjashme me atë të Vuçiçit në raport me perëndimin dhe Rusinë. Synimet e Presidentit të Serbisë për të ndërmjetësuar në paqen eventuale në mes Rusisë dhe Ukrainës, tashmë janë bërë publike. Ka shumë gjasa që edhe Edi, me deklaratën e tij distancuese nga ajo e Qeverisë së Kosovës, po e shpreh pikërisht këtë synim: të ndërmjetësojë”, përfundon Lepaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat