Lufta e Qeverisë kundër korrupsionit – Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet sulmeve të opozitës ndaj kryeministrit Kurti

Politika

Lufta e Qeverisë kundër korrupsionit – Deputeti i VV-së i kundërpërgjigjet sulmeve të opozitës ndaj kryeministrit Kurti

Nga: M.Haziri Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritet e Qeverisë së Kosovës.

Ai thotë se punë kundër korrupsionit, Kosova qëndron 21 vende më lart në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International.

“Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë sonë që nga fillimi i mandatit. Përmes angazhimit të vendosur, masave konkrete, e bashkëpunimit me agjencitë e specializuara ndërkombëtare, kemi arritur të shkatërrojmë 124 grupe kriminale, të konfiskojmë mbi 4.5 ton substanca narkotike, dhe sekuestrojmë e konfiskojmë mallra dhe asete me vlerë rreth 37 milionë euro nga operacionet e Doganës së Kosovës. Në të njëjtën kohë kemi kursyer mbi 145 milionë euro përmes fitoreve në arbitrazhe ndërkombëtare, duke parandaluar abuzimet financiare nga kontratat e dëmshme të qeverive të kaluara. Andaj edhe sot qëndrojmë 21 vende më lart në indeksin e perceptimit të korrupsionit sipas Transparency International”, u shpreh Kurti ndër tjera.

E natyrisht që kjo deklaratë e kryeministrit vjen në kohën kur opozita në fushtatat e tyre po mundohen të kritikojnë punën e Qeverisë.

E në lidhje me këtë temë dhe ‘sulmet’ e opozitës ndaj Qeverisë një prononcim për “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e LVV, Agon Batusha.

Image
Agon Batusha

Ai thotë se Kosova gjatë qeverisjes së Kurtit ka përparuar jo vetëm ne TI por edhe në raportet ndërkombëtare.

Gjithashtu deputeti thekson që opozita këto lajme të mira nuk i pret mirë si duhet pasi aty i shohin dështimet e veta.

“Ata sulmojnë aty ku ju dhemb, aty ku ata e shohin dështimin e vetë. Jo vetem në TI, por në gjitha raportet ndërkombëtare Kosova qëndron më mirë në luftën kundër korrupsionit.

Nga përmendja me emra të liderëve politik për përfshirje në korrupsion dhe krim të organizuar, në top vendet me avancimin më të shpejtë në luftën kundër korrupsionit.

Natyrisht që opozita ka siklet nga këto lajme. Sikleti veq do të ju shtohet”, përfundoi Batusha për “Bota sot”.

Ndër të tjera kryeministri Kurti ka theksuar që nuk ka kthim mbrapa në kohën e zymtë të hajnisë e ryshfetit për tender apo haraçit, e përfitimeve nga paraja publike.

Andaj nuk ka më kthim as te strukturat e dikurshme politike të cilat sollën Kosovën në gjendje të një shteti të kapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat