“Asociacioni na çon në tradhti kombëtare”, profesori ngre alarmin: Mos të bëhet!

Politika

“Asociacioni na çon në tradhti kombëtare”, profesori ngre alarmin: Mos të bëhet!

Nga: N. Sh. Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 22:50
Ilustrim

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton në SHBA, ka folur për kërkesat që po bëhen ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit.

Maxharraj duke folur për këtë temë thotë se draft statuti i cili ishte publikuar për një marrëveshje me Serbinë, për të cilin pyet se pse erdhi bash prej atyre që nuk do duhej të vinte.

Profesori thekson se në Kosovë nuk jemi analfabet anadj mund të bëhet një i tillë nga ne, dhe mos të presim nga të tjerët që ta bëjnë këtë.

Ai thotë se ishte Lajçaku i cili shkoi në Serbi dhe erdhi në Kosovë, foli për draft statut por nuk ua dha.

“Në bazë të të gjitha këtyre marifeteve, mediat, portalet, analistë dhe opinionistë vërshuan me mendime dhe qëndrime të tyre duke e lavdëruar apo sharë këtë draft statut”, shprehet Maxharraj duke shtuar se draft statuti në fjalë është thikë me dy teha i cili po qëndron mbi shpatulla të Kosovës.

“Sipas leximit tim dhe të shumë analistëve, opinonistëve dhe vërejtjeve të tjera nga shumë anë, sipas mendimit tim kështu siç është  i maruar  nga të huajt nga BE/SHBA nuk duhet të pranohet, Kosovën e çonë në një qorrsokak, në një të ardhme të zymët pa përspaktivë. Asociacioni i çfarëdo forme të jetë me kompetenca ekzekutive ose edhe pa to përmes formave, qoftë vetëqeverisës, menaxhues apo autonomi, e ka bishtin e rrezikshëm prapa, që do të thotë fazë përgatitëse për ndarjen e veriut të Kosovës”, thotë ai.

Maxharraj thekson se, me formimin e Asociacionit, pa kaluar shumë kohë, Kosova do të tradhtohet nga ndërkombëtarët.

“Nuk është mirë të na çojnë edhe neve deri në tradhti kombëtare, e cila do të jetë e pakthyeshme dhe do të çojë përfundimisht në ndarjen e vendit tonë, ku natyrisht, rol në ndarjen e saj, do të luajnë edhe ndërkombëtarët. Prandaj të ia ndërrosh fytyrën Kosovës për hatër të ndërkombëtare, për hatër të interesave të tyre gjeostrategjike është edhe më keq, kjo konsiderohet edhe tradhti ndërkombëtare”, përfundon Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat