Takimi Trump-Osmani, vijnë sinjale pozitive: Shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për Kosovën!

Politika

Takimi Trump-Osmani, vijnë sinjale pozitive: Shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për Kosovën!

Arife Morina - Mulaku Nga Arife Morina - Mulaku Më 11 dhjetor 2024 Në ora: 08:06
Presidentja Vjosa Osmani dhe Donald Trump

Këtë fundjavë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris, Francë.

Ngjarja mblodhi personalitete të shquara nga e gjithë bota për të nderuar historinë dhe simbolikën e kësaj katedraleje ikonike.

Presidentja Osmani vazhdon të përfaqësojë Kosovën në skenën ndërkombëtare, duke promovuar vlerat e vendit dhe duke ndërtuar ura bashkëpunimi me liderë globalë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, ajo ka pasur rastin të takohet edhe me shumë liderë të shteteve të fuqishme, të cilët janë edhe aletaë të mëdhenj të Kosovë.

Në këtë rast, Osmani arriti të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se në emër të popullit të Kosovës e ka përgëzuar Trumpin për fitoren e tij.

“Rikonfirmova gjithashtu angazhimin tonë për të forcuar aleancën tonë. Ne mbështetemi në udhëheqjen e fortë të SHBA-së ndërsa punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë dhe më gjerë”, u shpreh Osmani.

Ky takim, u mirëprit mjaft mirë, derisa po vlerësohet shumë pozitiv për vazhdimësinë e raporteve të fuqishme mes Kosovës dhe SHBA-së.

Se si do ndikojë ky takim i Osmanit me Trump dhe liderët e shteteve tjera në kuadër të diplomacisë sonë, folën njohësit e çështjeve politike.

Bilalli: Një hap i qëlluar në imazhin e shtetit tonë në përfaqësimin ndërkombëtar, ku Kosova ka nevojë të prezentohet më shumë

E për këtë takim, ka folur analisti politik, Lutfi Bilalli në një prononcim për “Bota sot”.

Image
Lutfi Bilalli

Ai në bashkëbisedimin e tij me “Bota sot” theksoi rëndësinë që ka ky takim ne dy aspekte kyçe.

Takimet e presidentes Osmani në Paris me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump kanë një rëndësi të madhe për Kosovën dhe atë në dy aspekte:

1.Riafirmon pozicionin amerikan dhe interesimin e presidentit Trump për Kosovën!

2.Një hap i qëlluar në imazhin e shtetit tonë në përfaqësimin ndërkombëtar, ku Kosova ka nevojë të prezantohet më shumë”.

Po ashtu, parashikoi se takimet e Osmanit me Trump, si dhe me Musk, do të ndikojnë shumë mirë në politikën tonë të jashtme dhe raportet me ndërkombëtarët.

“Të shkëmbesh debat dhe të takohesh me dy figura të veçanta botërore siç janë Donald Trump me karizmen dhe liderin më të fuqishëm në botë (SHBA-në) dhe me Elon Musk, njeriu me kapital të madh në rang botëror, së paku për foto-imazhin e presidentes Osmani dhe shtetit të Kosovës nuk është edhe pak, por një hap para drejt "stabilitetit tonë diplomatik” në politikën tonë të jashtme, aq më tepër kur zhvillimet në marrëdhëniet ndërkombëtare janë në pikun më të lartë të vlimit.

Sigurisht që takimet e tilla (edhe pse ishte takim jo zyrtar) aq më tepër në të ardhmen e afërt me administratën e re të SHBA-së duhet të jenë prioritet i qeverisë së Kosovës”, përmbylli Lutfi Bilalli për “Bota sot”.

Xani: Takimi tregon edhe një herë rikonfirmimin e angazhimit të SHBA-së dhe prioriteteve që kanë ndaj Kosovës

Image
Visar Xani

Ndërsa, analisti tjetër politik, Visar Xani u shpreh se këto lloje të takimeve duhet të shfrytëzohen maksimalisht.

Ai në prononcimin për “Bota sot” foli edhe për raportet e Kosovës me SHBA-në.

“Takimet si këto duhet shfrytëzuar në maksimum për aspekte diplomatike dhe he konsideroj që me Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportet janë të trashëguara historikisht, ato mbetet vetëm t'i shfrytëzojnë tutje.

Takimi si takim, pra tregon edhe një herë ri konfirmimin e angazhimit të SHBA-së dhe prioriteteve që kanë ndaj Kosovës dhe mbi të gjitha respektin ndaj liderëve Kosovës. Por nuk do të thotë asgjë sa i përket epilogut përfundimtar”, nënvizoi ai.

Po ashtu, Xani tha se është shumë e rëndësishme të kemi kontakte dhe miqësi, pa marrë parasysh se kush është në administratën amerikane.

Ai tha se duhet të shfrytëzohet në maksimum angazhimi i Trumpit për Kosovën.

Nëse ne nuk arrijmë pra të trashëgojmë dhe të ngrisim marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të thotë asgjë në diplomaci. Por, nëse ndodh e kundërta, kjo patjetër që mund të avancojë tutje.

Është me rëndësi që kontaktet dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa marrë parasysh se kush është në administratë, të shfrytëzohen. Por, në të njëjtën kohë dihet që mund të pret një proces dinamik në ditët në vijim dhe duhet t'i shfrytëzojmë në maksimum mundësinë dhe angazhimin e Trumpit për Kosovën”.

Ndër të tjera, analisti foli edhe për politikën e jashtme të Trumpit dhe ndikimin që pritet të ketë Qeveria e Kosovës që do formohet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

E dimë që fundi i mandatit të tij ka qenë shumë i koncentruar në politikën e jashtme dhe me çështjet që kanë të bëjnë konfliktuoze e aq më shumë mbi Kosovë, saqë kishim edhe një marrëveshje. Por, fatkeqësisht, për dikë mbase edhe fatmirësisht, ka pasur disa zhvillime që u prej ky rrugëtim dhe një gjë e tillë mund të vazhdojë tutje, pra me administratën Trump. Më pas mbetet edhe në Kosovë, me pa se si do të krijohet qeveria e re dhe sa janë do të jenë gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin dhe projektet e caktuara që ndërtohen bashkë me SHBA-në", përfundoi Visar Xani për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat