Kancelari gjermani Olaf Scholz ka pritur në takim presidentin serb.
Ai ka thënë se e mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përkujtuar se ka një marrëveshje për të cilën është rënë dakord dhe që e njëjta duhet të zbatohet.
“Ne do të ofrojmë mbështetje me aq sa kemi mundësi, dhe para së gjithash ka të bëjë me reformat në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së mediave dhe të tjera. Është e rëndësishme që njerëzit në rajon të kenë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe kjo vlen mbi të gjitha për Serbinë dhe Kosovën. Ne po punojmë për të mbështetur të dyja palët. Ka një marrëveshje që është rënë dakord dhe që duhet të zbatohet”, deklaroi Scholz.
Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Evropa ka qenë kundër shqiptarëve historikisht.
Analisti thotë se edhe sot Evropa është po e njejta, nuk ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve, dhe ky është rasti me Ksoovën që dialogohet qe 13 vite dhe nuk ka rezultat.
“Historikisht Evropa ka qenë kundër shqiptarëve. Ajo i ndihmoi Serbisë t’i copëtoi pikë e pesë trojet shqiptare, dhe sot jemi këtu ku jemi me humbjen e 70% me fajin kryesisht të Evropës, na kanë rrudhë e zvogëluar nga të gjitha anët.
Edhe sot Evropa nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj shqiptarëve diagolohet me Serbinë që 13 vite me ndërmjetësit që e mbanin krahun e Serbisë siç ishin gati të gjithë proserb që nga Mogherini, Borelli, Lajçaku, Escobari etj. ishin më shumë në shërbim të Serbisë e jo të Kosovës si viktimë e Serbisë”, thotë ai.
Ai përmend sulmet e fundit që ndodhën në veri, dhe Serbia nuk u sanksionua por u dënua vetëm gojarisht.
Tutje, ai thotë se Serbia po përkëdhelet nga Evropa.
“Edhe këto vitet e fundit Serbia nuk e ka ndërruar avazin e vetë duke e kërcënuar Kosovën vazhdimisht.
Në këto dy vitet e fundit Serbia në vitin e kaluar më 24 shtator 2023 bëri invzion terrorist në krye me Radojçiqin dhe me skenarin e Vuçiqit duke e sulmuar veriun e Kosovës me qëllim të pushtimin e tij, por nuk ia doli.
Por edhe në këtë vit në ditët e fundit jemi dëshmitar edhe të një sulmi terrorist nga bandat e Vuçiqit kur e sulmuan kanalin jetësor nga furnizohet Kosova me ujë dhe rrymë. Më 20 kilogramë eksploziv e çuan në erë kanalin Ibër-Lepenc me pasoja katastrofike për Kosovën.
Turp përtej turpit....
Në vend se Serbia të sanksionohet për këto dy sulme terroriste, Evropa e dënoi vetëm deklarativisht duke mos e sanksionuar fare Serbinë për këto dy akte terroriste.
Në vend se Serbia te sanksionohet ajo ende po përkëdhelet nga Evropa thua se Serbia nuk ka bërë asgjë. Serbia në vend se të sanksionohet Evropa e pret në takim Vuçiqin kryeterrorist, thua se nuk ka ndodhë asgjë. Këtë më së miri e ilustron kjo fotografi kur Vuçiq pritet nga kancelari i Germanisë Olaf Scholz.
Deri kur do të ndodhë kja tradhti e Kosovës nga Evropa...?”, përfundon ai.