Hasani: Në Kosovën Lindore jo që kemi mos respektim të drejtave themelore të njeriut por diskriminim

Politika

Hasani: Në Kosovën Lindore jo që kemi mos respektim të drejtave themelore të njeriut por diskriminim

Nga: A.SH Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Dje, ishte dita ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut.

E, këto të drejta po iu mohohen pakicave shqiptare në Kosovën Lindore. Për këtë vazhdimisht e ka ngritur zërin profesori nga Presheva, Refik Hasani.

Ai thotë edhe pse kjo ditë shnon të drejtat themeore të njeriut, në Kosovën lindore, le që kemi mos respektim të drejtave themelore të njeriut por edhe diskriminim të të drejtave elementare.

“Sot, është 10 dhjetori, i shpallur si dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat themelore të Njeriut, e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës.

Sa respektohen përdorimi i Gjuhës dhe Simboleve Kombëtare, Liria, Barazia, Drejtësia për ruajtje të Identitetit dhe Dinjitetit, si të drejta fundamentale të Njeriut dhe të drejta Kolektive në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Në këtë ditë, jo që kemi mos respektim të drejtave themelore të njeriut por DISKRIMINIM, të këtyre drejtave në këtë Krahinë shqiptare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat