Eksperti ka një thirrje për ndërkombëtarët: Bëni presion Serbisë dhe Vuçiqit!

Politika

Eksperti ka një thirrje për ndërkombëtarët: Bëni presion Serbisë dhe Vuçiqit!

Nga: N. Sh. Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 22:55
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, po kërkon nga ndërkombëtarët që të bëjnë presion ndaj Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit si garanci që Kosova pastaj të krijojë Asociacionin.

Sipas tij, Serbia duhet të pranojë marrëveshjen e Ohrit në mënyrë që Kosova të fillon veprimin tjetër që po e kërkojnë ndërkombëtarët, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe, bazuar gjithmonë në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës.

“Tërë situata rreth çështjes së pajtimit të mundshëm mes këtyre dy shteteve tani është në kompetencat e ndërkombëtarëve, të cilët duhet ta përfundojnë këtë çështje me njohje reciproke, qoftë me njohje de fakto si në fillim, por edhe de jure me kalimin e kohës, sepse pa një rehati në Ballkan edhe Evropa nuk mund të ketë perspektivë zhvillimi e integrimi, e kur dihet se Ballkani është pjesë e Evropës”, thotë ai.

Eksperti shton se, tani ndërkombëtarët e kanë rastin që të tregohen vigjilent dhe t’i detyrojnë Kosovën e Serbinë që ta njohin pavarësinë reciproke mes veti, dhe njëherë e përgjithmonë të mbretëroj rehatia e përjetshme.

“Ideja që ekspertët e Kosovës edhe të SHBA-ve së bashku ta hartojnë një draft-status të ri për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, do të ishte një veprim i qëlluar, sepse gabimet e Asociacionit të viteve 2015, i ka mangësitë e saja që edhe Gjykata Kushtetuese, vështirë se mundë t’i spastroj ato gabime të hartuara në atë kohë, dhe nëse statuti i ri që do të hartohej nga ekspertët e Kosovës dhe të SHBA-ve, gabimet e mëparshme nuk do të ripërsëritshin më, dhe statuti i ri i Asociacioni do të rijetësohej shpejtë duke pasur madje mundësi bashkimi secila komunë nga brendia e territorit të Kosovës”, thotë ai.

“Me këtë rast, edhe pengesat e deri tashme shumë vjeçare të asociacioneve do të evitoheshin, dhe mosmarrëveshjet e deritashme nuk do të ekzistonin më, kështu që edhe pajtimi mes Serbisë dhe Kosovës sipas marrëveshjes së Ohrit do ta arrinte qëllimin e pritur”, përfundon eksperti Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat