Vjen një ‘parashikim i mirë’ për Kosovën, Halimi: Këtë mandat Trump do ta përfundojë…!

Politika

Vjen një ‘parashikim i mirë’ për Kosovën, Halimi: Këtë mandat Trump do ta përfundojë…!

Nga: A.M. Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 23:09
Donald Trump.

Fundjavën e kaluar, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë e veçantë të rihapjes së Katedrales së famshme ‘Notre Dame’ në Paris, Francë.

Në këtë rast, Osmani arriti të shkëmbejë disa fjalë me presidentin e sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ky takim i presidentes sonë me Trump, u mirëprit shumë mirë, derisa u vlerësua shumë pozitiv për vazhdimësinë e raporteve të fuqishme mes Kosovës dhe SHBA-së.

Se ccfarë ndikimi pritet të ketë ky takim në diplomacinë e Kosovës, si dhe ccfarë mund të pritet ka Trump, foli analisti Jeton Halimi.

Ai në një prononcim për “Bota sot” paralajmëroi se pas ardhjes së Trump-it në pushtet, politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë shumë më dinamike.

Image
Jeton Halimi.

Sipas tij, gjatë këtij mandati, Trump do e përmbyll çështjen Kosovë-Serbi, pasi nuk do lejojë të ketë luftë në Ballkan dhe të shkojë dëm gjithë investimi i SHBA-së ndër vite.

“Politika e SHBA-së në raport me Kosovën do të ketë dinamikë shumë më të shpejt dhe nuk do t’i lejojë politikanët e Kosovës, të bëjnë kalkulime politike.

Administrata e z.Trump këtë mandat do ta përmbyll çështje politike mes Serbisë dhe Kosovës, mënyrën katagorike nuk do ta lejojnë Ballkanin Perëndimor të ketë lufëtra apo konflikte. Gjithë investimi i SHBA-së, iu shkon dë. Dihet shumë mirë se amerikanët kanë qenë kryesorët, bashkërisht me aleatët e tyre si Londra, Gjermania, etj., kur bëhet fjalë për qetësimin e Ballkanit, sidomos shtetet e dala nga ish Jugosllavia komuniste”.

Po ashtu, Halimi vlerëson seardhja e Trump është sinjal pozitiv në një kohë shumë të vështirë, kur vendi ynë po është cak i sulmeve terroriste serbe.

“Ky lajm sinjal pozitiv për Kosovën dhe diplomacinë e saj vjen në kohën shumë të vështirë, kur kishte sulme terroriste nga grupet kriminale, nga njerëzit e Vuçiqit në Kosovës, rasti i Bajnskës 24 shtatorit 2023, ideatori dhe ekzutori ishte kyrekrimineli Milan Radoiçiq, i cili doli publikisht dhe mori përgjëgjësin për këtë sulm terorist.

Shto këtu edhe incidentet sporadike me hedhjen e granatave nëpër shtëpi private të kumuniteti serb, vetëm që t’i fajësojnë shqiptarët kinese ata po ju bëjnë presion që të mos jetojnë të qetë. Tani propaganda politika e Vuçiqit të bëj kalkulime politike në favorin e saj dhe të përdor si pretekst për serbët në Serbi dhe Kosovë, u pa shumë qartë, me sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, Ky sulm ishte dëshmi shumë e mirë për të gjithë komunitet që jetojnë atje, që strukturat paralele dëshirojnë ta pengojnë Kosovën me çdo kusht, por e kanë të kot dhe e kanë zgjedh rrugën e gabuar, kur bëhet fjalë për shtetin e Kosovës”, theksoi ai.

Më tej, analisti potencoi se Trump nuk do i duroj lojërat e Serbisë dhe se do e detyrojë t’i zbatojë marrëveshjet e arritura me Kosovën.

“Z.Trump nuk do të lejojë Serbinë me këto lojëra politike, do ta detyrojë t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet nga 2013 dhe këta të Ohrit. Ku, po ashtu edhe Kosovës do t’i bëj presion shumë për themelimin e Asociacionit”, përmbylli Jeton Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat