Partitë politike tashmë kanë publikuar listat me emrat e kandidatëve për deputetë. Këta kandidatë kanë nisur edhe fushatën e tyre, duke treguar edhe planet që kanë për mandatin e ri qeverisës.
Koalicionet parazgjedhore tashmë janë mbyllur, derisa ato paszgjedhore pritet të shihet varësisht nga rezultati zgjedhor.
Nga pozita deri më tani janë shprehur se do të fitojnë sërish zgjedhjet, ndërsa gara do të jetë për vendin e dytë. Mirëpo nuk kanë përmendur nëse do të bënin koalicion me partinë e dytë, ciladoqoftë ajo.
Sa i përket koalicioneve, kandidati i LDK-së për deputet, Dr.sc. Besim Mulaj ka treguar në një intervistë dhënë për ‘Bota sot’ se a do të ketë kjo parti vija të kuqe për ndonjë parti.
Ai thotë se janë të hapur për të gjithë ata që ndajnë vlerat për një shtet të drejtë dhe funksional. Ndërsa me ata që bien ndesh me këto vlera, kanë qëndrimet e qarta.
“Qasja jonë gjithmonë ka qenë e bazuar në parime dhe interesa të qytetarëve. Jemi të hapur për bashkëpunim me ata që ndajnë vlerat tona për një shtet të drejtë dhe funksional. Megjithatë, për çështje që bien ndesh me këto vlera, do të kemi qëndrime të qarta”, vlerëson zyrtari Mulaj.
Poashtu, ai thotë se qytetarët kanë reflektuar dhe se do të ndryshojnë rezultatin zgjedhor kësaj radhe, duke folur më detajisht edhe për pritshmëritë e tij për këto zgjedhje.
Mulaj ka treguar po ashtu nëse LDK-ja do të ketë vija të kuqe për ndonjë parti, duke thënë se janë të hapur për bashkëpunim me ata që ndajnë vlerat e LDK-së për një shtet të drejtë dhe funksional.
Ai ka dhënë edhe qëndrimet e tij rreth qeverisjes aktuale, si dhe prioritetet e LDK-së nëpër fusha të ndryshme në Kosovë.