Dy vjet pas Marrëveshjes së Brukselit/ Njohësi i çështjeve ndërkombëtare ngre alarmin: Të parandalohet Serbia sepse…!

Politika

Dy vjet pas Marrëveshjes së Brukselit/ Njohësi i çështjeve ndërkombëtare ngre alarmin: Të parandalohet Serbia sepse…!

Nga: M.Haziri Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 20:59
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell, dhe emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në Bruksel, 27 shkurt 2023.

Sot janë bërë dy vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes në Bruksel nga Kosova dhe Serbia.

Ku në vend të normalizimit të raporteve mes dy vendeve, në këto dy vjet kemi parë shkelje të saj nga ana e Serbisë.

Duke filluar nga sulm i armatosur në Banjskë; në vend të pranimit të simboleve kombëtare dhe respektimit të integritetit territorial, Serbia me rezervat e saj; në vend të anëtarësimit të papenguar të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, grup punues për pengimin e saj; në vend të zgjidhjes për pozitën e serbëve në Kosovë dhe financimin nga Serbia, shfuqizim i dinarit dhe mbyllje e institucioneve serbe.

Të gjitha këto janë hapa drejt shkeljes së Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e cila u pranua dy vjet më parë - më 27 shkurt, 2023 - nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Dokumenti, i cili në opinion u njoh edhe si “Plani Franko-Gjerman” dhe kishte mbështetjen e SHBA-së, duhej të çonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

E në me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani.

Ai thotë se marrëveshja ndodhet në një ngrirje të papërcaktuar pasi pala e Serbisë nuk ka ndërmarrur as iniciativën më të vogël për ta nënshkruar dhe respektuar të njejtën.

Image
Amir Shabani

Sipas Shabanit, Serbia po insiston për çështjen e Asociacionit e që themelimi i tij nënkupton një “Republikë Srpska e dytë” brenda Kosovës nga ajo e Bosnjës.

Fatkeqësisht marrëveshja ndodhet në një ngrirje të papërcaktuar për faktin se pala e Serbisë nuk ka ndërmarrur as iniciativën më të vogël për ta nënshkruar dhe respektuar të njejtën.

Ajo madje insiston në çështjen e Asociacionit që unë e konsideroj një "Republika Srpska e dytë" edhe brenda Kosovës nga ajo e Bosnjës”, u shpreh ai.

Më tej, ai thekson që narrativin që po përdor Vuçiq me Kosovës i ngjason Putinit mirëpo që nga ndërkombëtarët duhet të parandalohet sa më shpejt.

“Por narrativi i tillë që përdor Vuçiqi në raport me Kosovën po edhe me tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i ngjason atij të Putinit dhe kjo duhet parandaluar sa më parë nga BE-ja dhe të iniciohet në zbatimin e mirëfilltë të Marrëveshjes së Brukselit, pasiqë deri tani de facto ka izoluar shtetin dhe kjo vërehet me protestat masive të studentëve si rezultat i pakënaqësive nga qeverisja e tij”, përfundoi Shabani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat