Zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe armatosja e Serbisë, Softa: Qeveria e Kosovës duhet të krijohet sa më parë!

Politika

Zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe armatosja e Serbisë, Softa: Qeveria e Kosovës duhet të krijohet sa më parë!

Nga: A.M. Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Përveç ngjarjeve politike dhe zgjedhjeve të reja parlamentare, vëmendje këto ditët e fundit kanë marrë edhe zhvillimet gjeopolitike dhe çështjet e sigurisë.

Në lidhje, me këto të fundi, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë, Fatjon Softa.

Së pari, ai u shpreh se roli i Bashkimit Evropian është në një moment delikat, kjo si pasojë e administratës së re amerikane dhe zgjerimit strategjik të Kinës.

Në dritën e administratës së re Trump dhe zgjerimit strategjik të Kinës në rajon, roli i Bashkimit Evropian në Ballkan është në një moment delikat. Midis perspektivës së një përputhshmërie të vizioneve midis Trump dhe forcave politike të krahut të djathtë në zhvillim dhe një politike të mbështetjes së pasigurt për politikat evropiane në Ballkan, Shtetet e Bashkuara mund të jenë një pengesë për zgjerimin e BE-së në këtë zonë. Një faktor tjetër që Brukseli do të duhet të marrë parasysh është prania gjithnjë e më intensive dhe e përhapur e Kinës në jetën ekonomike, politike dhe sociale të zonës”.

Krahas kësaj, Softa komentoi edhe disa nga vendet që njihen për liderë me prirje autoritare dhe si mund të ndikojnë politikat e tyre, në raport me zhvillimet e fundit gjeopolitike.

Image
Fatjon Softa

Pas fitores së Donald Trump, entuziazmi i shumë liderëve në rajonin e Ballkanit nuk vonoi. Nga presidenti serb Vuçiç, i cili përballet me shumë protesta pakënaqësi për prirjet e tij autoritare, si dhe Edi Rama apo Milorad Dodik në krye të Bosnjës, ndjenja e përbashkët është ajo e një fitoreje vendimtare për politikën e ardhshme globale, por mbi të gjitha për zonën, me shpresën për të "forcuar partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim" në rajon. Përputhshmëria e vizioneve të Trump me tendencat konservatore dhe ultra-nacionaliste të së djathtës në zgjerim ngre alarmin për një përforcim të mundshëm të qasjeve joliberale që po prekin aktualisht rajonin, nga autoritarizmi dhe shtypja e trazirave të studentëve në Serbi, deri te mashtrimet elektorale dhe infiltrimi që kërcënojnë demokracinë në Rumani”.

Tutje, eksperti paralajmëroi se mund të ringjallet narrative nacionaliste e shtetit serb “Deklarata Gjithëserbe”, kjo si reagim nfa kandidaturës së Kosovës në OKB.

Në të njëjtën kohë, qëndrimi i politikës së jashtme mund të inkurajojë dhe ringjallë narrativën e rrezikshme nacionaliste të lidhur me të ashtuquajturën "Deklarata Gjithëserbe" e ratifikuar midis Beogradit dhe Republikës Srpska në vitin 2024 nga Asambleja e Parë Pan-Serbe, si reagim ndaj kandidaturës së Kosovës në votimin e OKB-së në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Evropës. Deklarata, një mjet i ndjenjave të forta nacionaliste pan-serbe, zbulon një qasje agresive, anti-perëndimore dhe pretendime për dominim rajonal që do të minonte sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe përpjekjet për dialog me Kosovën”, nënvizoi Softa.

Ndër të tjera, ai foli edhe për armatimin e shtetit serb dhe planet kërcënuese ndaj Kosovës.

Për këtë, kërkoi që sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të krijohen partnreitete te ngushta në shumë fusha me Shqipërinë, BE-në, pasi sipas tij kontinenti gjendet në një moment të vështirë.

Serbia, po armatoset me shpejtësi, një shenjë treguese e planeve te saj ekspansioniste ndaj Kosovës dhe rajonit duke kërcënuar stabilitetin.

Qeveria e Kosovës duhet të krijohet sa më parë dhe duhet të jetë një aleancë kombëtare, me interes për gjendjen globale dhe rreziqet dhe kanosjet ndaj Kosovës. Afrimi i politikave SHBA Rusi, ndarja e zonave të influencës dhe interesat dhe krijimi i një blloku anti Kinë, mund të cenoj interesat dhe aspiratat tona kombëtare.

Krijimi i një partneriteti të ngushtë politik, ekonomik, diplomatik, ushtarak me Shqipërinë dhe fryma e bashkëpunimit me EU në këtë moment të vështirë për të gjithë kontinentin, ndaj diferencave që ka Trump në qasjen me EU.

Ky moment e favorizon Serbinë dhe forcimin e saj”, përfundoi Fatjon Softa për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat