Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, juristi paralajmëron ‘befasi’- ja për çfarë bëhet fjalë!

Politika

Pas publikimit të rezultateve nga KQZ, juristi paralajmëron ‘befasi’- ja për çfarë bëhet fjalë!

Nga: M.Haziri Më: 15 mars 2025 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë e ka miratuar të shtunën rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Me këto përqindje, LVV-ja i ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, PDK-ja, 24 sosh, LDK, 20 vende, Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma, tetë vende.

E në lidhje me hapat e mëtejshëm dhe certifikimi i zgjedhjeve, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thotë se kur të përmbyllen edhe ankesat e PZA dhe Gjykatën Supreme atëhere KQZ me dy të tretat e anëtarëve, i certifikon zgjedhjet.

Image
Blerim Burjani

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare, nëse janë përmbyllur të gjitha ankesat në PZA dhe në Gjykatën Supreme, KQZ, me dy të tretat e anëtarëve, i certifikon zgjedhjet. Kjo tregon se ka konsensus për të përmbyllur procesin, pasi ka pasur marrëveshje në KQZ për shpalljen e rezultateve”, u shpreh ai.

Ndërsa një ‘befasi’ e mundshme që mund të ndodhë është nëse LVV e opozita nuk do të mund të arrijnë të formojnë qeverinë.

E sipas juristit nëse kjo gjë ndodhë atëhere presidentja duhet të shpall zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Një befasi e mundshme mund të ndodhë nëse as VV dhe as opozita nuk arrijnë të formojnë qeverinë. Në rast se dështojnë, atëherë presidentja shpall zgjedhje të jashtëzakonshme. Por befasi mund të ndodhë nëse asnjëra palë, as pozita dhe as opozita, nuk duan të formojnë institucione.

Mendimi im është që të përgatitet edhe një opinion që mund të ndodhë një situatë ku mund të mbetemi pa institucione. Pra, mendoj se do të ketë befasi.

Zhvillimet nuk janë aspak shpresëdhënëse”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat